Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Vellkovski–Val: Fokus në avancimin e mbrojtjes sociale dhe të përfshirjes në shoqëri

Takim Vellkovski–Val: Fokus në avancimin e mbrojtjes sociale dhe të përfshirjes në shoqëri

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, zhvilloi një takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Val.

Në takim u shqyrtuan mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, me theks të veçantë në çështjet me rëndësi për avancimin e mbrojtjes sociale dhe të gjithëpërfshirjes në shoqëri.

Në fokus të bisedimeve ishin barazia gjinore, mosdiskriminimi, avancimi i pozitës së të rinjve, si dhe zbatimi i Strategjisë për Përfshirjen e Romëve në të gjitha sferat e shoqërisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes së kategorive më të cenueshme të qytetarëve dhe parandalimit dhe trajtimit të dukurive të fëmijëve në rrugë, dhunës në familje dhe femicidit, si dhe nevojës për qasje të koordinuar institucionale për tejkalimin e tyre.

Në takim u diskutua edhe për përfshirjen aktive të të rinjve në krijimin e politikave dhe në marrjen e vendimeve institucionale. Ministri Vellkovski theksoi se krijimi i kushteve që të rinjtë të jenë aktorë aktivë në shoqëri është me rëndësi të veçantë për të ardhmen e tyre, por edhe për parandalimin e trendeve negative demografike dhe migrimit të të rinjve.

Të dyja palët konfirmuan rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit, me qëllim kontributin e përbashkët në ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse, mundësitë e barabarta për të gjithë dhe mbrojtjen më të mirë të qytetarëve.

Accessibility Menu