Në Ministrinë e Politikës Sociale dhe Demografisë dhe të Rinjve sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës ministrore ku Gjoko Vellkovski e mori detyrën nga ministri i deritanishëm, Fatmir Limani.
Marrja e detyrës siguron vazhdimësinë institucionale në veprimtarinë e Ministrisë dhe në zbatimin e politikave dhe proceseve të reformës në fushën e politikës sociale, demografisë dhe të rinjve.
Ministri Vellkovski, i cili më parë shërbeu si Zëvendësministër, ka marrë pjesë aktive në formësimin dhe zbatimin e aktiviteteve dhe politikave programore të Ministrisë. Përvoja e tij deri më sot dhe përfshirja e drejtpërdrejtë në punën e institucionit përbëjnë një bazë të rëndësishme për vazhdimin e proceseve tashmë në zhvillim dhe për funksionimin e vazhdueshëm, efikas dhe të përgjegjshëm të Ministrisë.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të sistemit të mbrojtjes sociale, forcimit të mbështetjes për familjet, zbatimit të masave që lidhen me zhvillimin demografik dhe krijimit të politikave që sigurojnë kushte dhe perspektiva më të mira për të rinjtë.
Veprimtaria e Ministrisë do të vazhdojë të bazohet në parimet e ligjshmërisë, profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies, me qëllim shërbimin e vazhdueshëm ndaj interesit publik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.