Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

PROGRAMI I UNIONIT QYTETARËT, BARAZIA, TË DREJTAT DHE VLERAT – CERF 2021-2027 (CITIZENS, EQUALITY, RIGHTS AND VALUES PROGRAMME – CERV) 2021-2027

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

INFORMACION I PËRGJITHSHËM RRETH PROGRAMIT CERC

Në periudhën programore 2021–2027, zbatohet Programi i Unionit Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat (Citizens, Equality, Rights and Values Programme – CERV). Programi menaxhohet nga Komisioni Evropian, ndërsa zbatimi i tij operativ kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësi (DG JUST) dhe Agjencia Ekzekutive e Arsimit dhe Kulturës (EACEA), në bashkëpunim me pikat kombëtare të kontaktit.

Programi CERF është programi më i madh i Bashkimit Evropian, që synon promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të tij thelbësore: demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat themelore, transparencën dhe qeverisjen e mirë. Ka për qëllim të kontribuojë në ndërtimin e një Evrope më demokratike dhe të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth të drejtave dhe vlerave të përcaktuara në traktatet themelore të Bashkimit Evropian dhe në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së, duke ofruar mbështetje financiare për sektorin jofitimprurës në promovimin e këtyre të drejtave dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

Programi përbëhet nga katër fusha tematike:
1.    Barazia, të drejtat dhe barazia gjinore – promovimi i barazisë, të drejtave dhe barazisë gjinore;
2.    Përfshirja dhe pjesëmarrja e qytetarëve – promovimi i historisë së përbashkët evropiane dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve – përfshirja e qytetarëve në jetën demokratike dhe politike të Unionit;
3.    Fusha tematike DAFNE - lufta kundër të gjitha formave të dhunës, dhe
4.    Vlerat e Unionit – promovimi i vlerave themelore të Unionit (kjo fushë tematike nuk është e hapur për vendet jo anëtare të BE-së).

Programi CERF u lançua në vitin 2021 dhe do të zbatohet deri në vitin 2027, ndërsa buxheti i përgjithshëm për periudhën e caktuar kohore është 1.5 miliardë euro.

Programi është i hapur për të gjitha institucionet dhe organet nga sektori publik dhe privat, përkatësisht për:
-    Ministritë dhe institucionet;
-    Organizatat e shoqërisë civile;
-    Njësitë e vetëqeverisjes lokale;
-    Institute, fakultete, shkolla, muze dhe institucione kulturore;
-    Organizatat ndërkombëtare;
-    Sektori privat (vetëm si partnerë dhe vetëm në disa tenderë)
-    Personat fizikë NUK mund të regjistrohen për këtë Program. 

Në kuadër të Programit CERF ndahen llojet e mëposhtme të mjeteve: 

  • Mjetete të pakthyeshme për aktivitete (Action Grants) – mbështetje financiare për projekte nga të gjitha fushat tematike, të destinuara për zbatimin e aktiviteteve me kohëzgjatje të kufizuar, në përputhje me objektivat strategjike dhe prioritetet e programit.
    •    Mjetet operative të pakthyeshme (Operating Grants) – mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet e funksionimit të rregullt dhe të vazhdueshëm të organizatave, puna e të cilave lidhet drejtpërdrejt me promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta evropiane.

STRUKTURA E PROGRAMIT
1.    Barazia, të drejtat dhe barazia gjinore
Kjo fushë tematike e programit mbështet aktivitete të cilat kanë të bëjnë me:
-    Promovimin e barazisë dhe parandalimin dhe reduktimin e pabarazisë dhe diskriminimit bazuar në gjini, racë ose etni, fe, aftësi të kufizuara, orientim seksual ose moshë;
-    Mbështetjen, avancimin dhe zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse që synojnë promovimin e të drejtave të grave, barazisë gjinore, duke përfshirë ekuilibrin midis jetës private dhe profesionale;
-    Parandalimin e racizmit, ksenofobisë dhe të gjitha formave të intolerancës; 
-    Mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijës dhe
-    Mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara 
2.    Përfshirja dhe pjesëmarrja e qytetarëve
Kjo fushë tematike mbështet aktivitete që përfshijnë:
-    Shënimin e momenteve kyçe në historinë moderne të BE-së; rritja e ndërgjegjësimit midis qytetarëve të BE-së rreth historisë, kulturës dhe trashëgimisë së tyre të përbashkët, si dhe vlerave të përbashkëta;
-    Promovimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqatave përfaqësuese në jetën demokratike dhe qytetare të Unionit, dhe
-    Promovimin e shkëmbimeve midis qytetarëve nga vende të ndryshme, në veçanti nëpërmjet binjakëzimit të qyteteve dhe rrjeteve të qyteteve, me qëllim fitimin e përvojës praktike të pasurisë dhe trashëgimisë së përbashkët të Unionit.
3.    Fusha Tematike Dafne
Kjo fushë tematike përfshin aktivitete që lidhen me:
-    Parandalimin dhe zhdukjen e të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave dhe të gjitha formave të dhunës në familje në të gjitha nivelet;
-    Parandalimin e të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve, të rinjve ose grupeve të tjera të cenuara, siç janë personat LGBTIK dhe personat me aftësi të kufizuara;
-    Mbështetja dhe mbrojtja e të gjitha viktimave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të formave të dhunës ndaj grupeve të cenueshme të përmendura më parë, si dhe sigurimi i një niveli të barabartë mbrojtjeje për viktimat e dhunës me bazë gjinore.
4.    Vlerat e Unionit 
Kjo fushë tematike promovon mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave përmes ndihmës financiare për organizatat e shoqërisë civile që janë aktivë në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe transnacional për promovimin dhe nxitjen e të drejtave, dhe kështu përforcimin e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të Unionit dhe respektin për sundimin e ligjit dhe kontributin në ndërtimin e një Unioni më demokratik, dialogut demokratik, transparencës dhe qeverisjes së mirë. Kjo fushë tematike nuk është e hapur për vendet që nuk janë anëtare të BE-së.

PJESËMARRJA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË PROGRAMIN CERF
Republika e Maqedonisë së Veriut, duke nënshkruar Marrëveshjen Ndërkombëtare midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në programin e Unionit “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” më 24 qershor 2025 siguroi pjesëmarrjen zyrtare në këtë Program. Mundësia e aplikimit në kuadër të Programit është e vlefshme nga 1 janari 2025. Vendi nuk merr pjesë në nënfushën tematike Vlerat e Unionit.

PLANI INDIKATIV PËR VITIN 2026 DHE PROGRAMI I PUNËS PËR THIRRJE NË KUADËR TË PROGRAMIT CERF PËR 2026-2027
Bashkimi Evropian publikoi një Plan Indikativ Thirrjesh për vitin 2026 dhe një Program Pune për Programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat (CERV) për periudhën 2026–2027.
Dokumentet mundësojnë njohuri mbi:
•    datat e parapara për shpalljen e thirrjeve në vitin 2026;
•    fushat tematike dhe prioritetet për thirrjet e ardhshme.
Dokumentet janë të disponueshme në veb faqen zyrtare të Komisionit Evropian: 
Plani Indikativ i thirrjeve për vitin 2026
Programi i punës së CERV për vitet 2026–2027

THIRRJE TË HAPURA

 

CERV PIKA KOMBËTARE KONTAKTUESE (PКK) (CERV NATIONAL CONTACT POINT (NCP)
Me qëllim që informacioni në lidhje me Programin, Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat (CERV) të arrijë tek aplikantët potencialë dhe të gjithë palët e interesuara relevante në mënyrë të shpejtë dhe efikase, Sektori për Programe dhe Fonde Evropiane në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve është caktuar si Pikë Kontakti Kombëtare.

Pika Kombëtare e Kontaktit mbështet individët dhe organizatat e interesuara përmes:
•    ofrimin e informacionit në lidhje me Programin dhe thirrjet publike;
•    konsultime individuale për përgatitjen e aplikimeve;
•    ndihmë në interpretimin dhe zbatimin e rregullave të thirrjeve publike;
•    lidhjen me partnerë potencialë nga vende të tjera.

Të dhënat kontaktuese: 
Aleksandra Slavkoska
e-mail: ASlavkoska@mtsp.gov.mk 
Adresa: rr. „Dame Gruev“, nr. 14, Shkup, Maqedonisë së Veriut
Ankica Ivanovski
e-mail: AIvanovska@mtsp.gov.mk  
Adresa: rr. „Dame Gruev“, nr. 14, Shkup, Maqedonisë së Veriut

Olivera Peneva
e-mail: ODimovska@mtsp.gov.mk 
Adresa: rr. „Dame Gruev“, nr. 14, Shkup, Maqedonisë së Veriut

Dragana Jakovleska Stanoevski 
e-mail: dragana.jakovleska@mtsp.gov.mk  
Adresa: rr. „Dame Gruev“, nr. 14, Shkup, Maqedonisë së Veriut

Ivana Antevska Filipovski
e-mail: ivana.antevska@mtsp.gov.mk
Adresa: rr. „Dame Gruev“, nr. 14, Shkup, Maqedonisë së Veriut


PUBLIKIMI I THIRRJEVE NGA PROGRAMI CERF NË PORTALIIN E FINANCIMIT DHE THIRRJEVE (FUNDING AND TENDERS PORTAL)

Komisioni Evropian publikon të gjitha thirrjet aktuale për paraqitjen e propozim projekteve nëpërmjet Portalit të BE-së për Financim dhe dhe thirrje ( EU Funding and Tender Portal)

FAKTE RRETH ZBATIMEVE TË PROGRAMIT CERF PËR PERIUDHËN 2021-2024:

  • 5.472 Organizata të shoqërisë civile mbështeten nga programi “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” që nga viti 2021.
  • Në periudhën 2021–2024, u regjistruan 43 Iniciativa Qytetare Evropiane, me projekte të financuara në kuadër të programit “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” që arritën të paktën 60 milionë qytetarë.
  • Në periudhën 2021–2024, pjesa më e madhe e financimit të projekteve (77%) kishte për qëllim organizatat e shoqërisë civile. 
    Në periudhën 2021–2024, programi mbështeti financimin e 1.609 projekteve.
  • 93% e pjesëmarrësve e vlerësuan pjesëmarrjen në ngjarjet e vitit 2024 si të mirë ose shumë të mirë.

DOKUMENTE RELEVANTE: 

  1. ANNEX to the COMMISSION DECISION on the approval, signature and provisional application of an international agreement between the European Union, of the one part, and the Republic of North Macedonia, of the other part, on the participation of the Republic of North Macedonia in the Union programme Citizens, Equality, Rights and Values;
  2. Marrëveshje Ndërkombëtare midis Bashkimit Evropian, nga njëra anë, dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana tjetër, mbi pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Programin e Unionit “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat”.

Accessibility Menu