Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin shtator 2024. 

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot, 04 tetor 2024.

Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, sipas orarit të përcaktuar në rend alfabetik, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë: 

  • 04.10.2024– А, B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К, L, 
  • 07.10.2024– M, N, Nj, O; P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.  

 

Accessibility Menu