Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin prill 2025.

 

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe mobil që sot, 05 maj 2025.

 

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:

  • 05.05.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL
  • 06.05.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH

Accessibility Menu