Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin dhjetor 2024. 

 

Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 3 janar 2025.

 

Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela  pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:

  • 03.01.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL
  • 08.01.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH

Accessibility Menu