Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, sot realizoi vizitë pune te Qendra për Punë Sociale në Veles, me qëllim që nga afër të bëjë inspektim në zbatimin e detyrimeve të ndërlidhura me procedurat për realizimin dhe shfrytëzimin e së drejtës për ndihmë minimale të garantuar dhe së drejtës për siguri sociale për personat e moshuar.
Në kuadër të aktiviteteve, qendrat për punë sociale kanë obligim që urgjentisht dhe në mënyrë të koordinuar të zbatojnë kontrollin, përcaktimin dhe konfirmimin e statusit dhe plotësimit të kushteve te përfituesit e këtyre të drejtave.
Në përputhje me afatet ligjore, drejtorët e qendrave formojnë ekipe profesionale të përbëra nga punonjës socialë dhe persona të tjerë profesionalë, të cilët i thërrasin përfituesit, kryejnë inspektim të drejtpërdrejtë përmes bisedës dhe kontrollit të dokumentacionit, e përcaktojnë gjendjen faktike, si dhe propozojnë masa në përputhje me ligjin.
“Qëllimi ynë është i qartë – mjetet e parapara për mbrojtje sociale të arrijnë tek ata që me të vërtetë u nevojiten më shumë. Vetëm me qasje të përgjegjshme, transparente dhe profesionale mund të ndërtojmë sistem, i cili do të jetë i drejtë dhe efikas për të gjithë qytetarët” - theksoi Velkovski.