Në kuadër të “Takimit ministror për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor 2026”, i cili u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjoko Vellkovski, realizoi takim me kolegun e tij, ministrin e Kujdesit Social, Kujdesit për Familjen dhe Demografisë të Malit të Zi, Damir Gutiq.
Në takim u diskutua për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave dhe të praktikave të mira në fushën e kujdesit social për kategoritë më të cenueshme, si dhe për demografinë, e cila përbën sfidë të përbashkët për të dyja vendet.
Gjatë kohës së vizitës, ministri Vellkovski e vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Podgoricë.