Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i Ministrit Limani me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë

Takimi i Ministrit Limani me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot u takua me Kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Slobodan Trendafilov dhe përfaqësues të tjerë të sindikatave në vend.

 

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen aktuale të punëtorëve në tregun e punës në lidhje me pagat dhe kushtet e punës, si dhe përpjekjet për përmirësimin e të drejtave të tyre. Gjithashtu, u bisedua edhe për gjendjen e ekonomisë informale në vend dhe zvogëlimin e saj.

 

Ministri Limani shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm me sindikatat dhe përfshirjen aktive të tyre në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për punëtorët.

Accessibility Menu