Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim i ministrit Limani me përfaqësues të Fondacionit për Demokraci të Westminster-it

Takim i ministrit Limani me përfaqësues të Fondacionit për Demokraci të Westminster-it

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka zhvilluar takim pune me përfaqësues të Fondacionit për Demokraci të Westminster-it (WFD), ku janë diskutuar për kompetencat e reja të Ministrisë, veçanërisht në fushën e rinisë. 

 

Në fillim përfaqësuesit e Fondacionit në fjalë i prezantuan aktivitetet që ata kryejnë, duke theksuar se vitet e fundit në fokus të aktiviteteve të tyre janë rinia - fushë në të cilën mund të vendoset bashkëpunimi me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

 

Ministri Limani ka diskutuar për planet që ka Ministria për çështjen e rinisë, duke theksuar nevojën që fillimisht të përcaktohen në detaje kompetencat e njësisë organizative që do të punojë mbi këtë çështje. 

 

Takimi i punës përfundoi me marrëveshje për vendosjen e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Ministrisë dhe Fondacionit për krijimin e kapaciteteve institucionale që do të mundësojnë përballimin e suksesshëm të sfidave në krijimin dhe zbatimin e politikave rinore.

Accessibility Menu