Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Limani - Duxhak

Takim Limani - Duxhak

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar takim pune me Koordinatoren e përhershne të OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhak.

 

Temë e diskutimit në këtë takim ishin projektet specifike të realizuara nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen sociale, luftën kundër varfërisë, rininë, demografinë, barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës në familje.

 

Takimi mes Limanit dhe Duxhakut, në parim, u shfrytëzua për t'i nënvizuar pikat e ardhshme të bashkëpunimit, përkatësisht u pajtuan që të intensifikohet bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve nga sfera e mbrojtjes sociale, rinisë dhe demografisë.

Accessibility Menu