Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Marrëveshjet e lidhura me 8 komuna për ndërtimin dhe përshtatjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve– në Singeliq dhe në Çellopek po hapen kopshtet e para për fëmijë

Marrëveshjet e lidhura me 8 komuna për ndërtimin dhe përshtatjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve– në Singeliq dhe në Çellopek po hapen kopshtet e para për fëmijë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, nënshkroi Marrëveshje  me tetë komuna për ndërtimin dhe përshtatjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve.

 

Lidhja e Marrëveshjeve e dëshmon angazhimin e Ministrisë, e cila vazhdon me mbështetje të fuqishme ndaj komunave mbi zhvillimin e kapaciteteve për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, dhe me qëllim përmirësimin e qasjes dhe të cilësisë së shërbimeve kundrejt qytetarëve.

 

Për herë të parë, kopshtet për fëmijë po hapen në fshatin Singeliq, në Komunën e Gazi Babës, me kapacitet prej 60 fëmijësh, dhe në fshatin Çellopek-Komuna e Bërvenicës, për 50 fëmijë. Kopshtet për fëmijë po hapen edhe në komunat: Zelenikovë (86 fëmijë), Aerodrom (265 fëmijë), Vallandovë - fshati Piravë (52 fëmijë) dhe Karposh - Vllae (144 fëmijë).

 

Të gjitha objektet do të realizohen prej 8 deri 18 muaj, në përputhje me dinamikën e përcaktuar në marrëveshjet dhe në projektet teknike.

 

Në kuadër të politikave për avancimin e kujdesit social, janë nënshkruar marrëveshje për dy projekte të reja: Kavadarci - shtëpi për të moshuarit, me kapacitet për 65 përfitues, dhe Shtip - përshtatja e objektit ekzistues në Qendrën e Rehabilitimit për Fëmijë/Persona me Aftësi të Kufizuara, me kapacitet për 24 përfitues.

 

Vlera totale e objekteve është afërsisht 9 milionë euro.

 

Me këtë investim të rëndësishëm, Ministria dhe vetëqeverisjet lokale e theksojnë përkushtimin e tyre drejt krijimit të kushteve më të mira për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, si dhe kujdesin për kategoritë e cenuara të qytetarëve, përmes objekteve të përshtatshme dhe të shërbimeve bashkëkohore në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

Accessibility Menu