Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Është vënë në funksion sendërtimi i objektit “Luledielli” në Gjevgjeli - kapacitete të reja për kujdesin e 142 fëmijëve

Është vënë në funksion sendërtimi i objektit “Luledielli” në Gjevgjeli - kapacitete të reja për kujdesin e 142 fëmijëve

Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, së bashku me kryeministrin, Prof. Dr. Hristian Mickoski dhe me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, zyrtarisht e vunë në përdorim sendërtimin e objektit “Luledielli”, në përbërje të IPKKF “Detska Radost" - Gjevgjeli.

Me realizimin e këtij projekti sigurohen kushte për kujdesin e 142 fëmijëve shtesë, me ç’rast kapaciteti total i objektit arrin në 314 fëmijë. Sendërtimi financohet nga buxheti i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, dhe njëherësh, janë siguruar të gjitha miratimet e nevojshme për punësimin e stafit të nevojshëm profesional.

Ky është i katërti kopsht për fëmijë që vihet në funksion këtë vit, si pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme për zgjerimin e kapaciteteve për kujdesin parashkollor të fëmijëve në nivel shtetëror.

Ministria vazhdon të punojë në mënyrë aktive në uljen e listave të pritjes për regjistrimet në kopshte, në ndërtimin dhe sendërtimin e objekteve të reja aty ku realisht ka nevojë, si dhe në përforcimin e resurseve njerëzore përmes punësimit të stafit profesional.

Kujdesi për fëmijët dhe investimi në kushte moderne, të sigurta dhe cilësore për kujdesin e tyre mbeten ndër prioritetet më të larta të Ministrisë dhe të Qeverisë.

 

Accessibility Menu