Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U prezantua formula e re e propozuar për shpërndarjen e bllok dotacioneve për kopshtet e fëmijëve

U prezantua formula e re e propozuar për shpërndarjen e bllok dotacioneve për kopshtet e fëmijëve

Në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë u prezantua sot formula e re e propozuar për shpërndarjen e bllok-dotacioneve për kopshtet e fëmijëve. 

 

Kjo formulë duhet të kontribuojë në një ndarje më të drejtë dhe më transparente të mjeteve dedikuar komunave për kopshte fëmijësh. 

 

Ekspertët e Shoqatës për Hulumtime dhe Analiza ZMAI, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe me përfshirjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, kanë mbajtur paraprakisht disa punëtori ku kanë punuar për krijimin e formulës së re të propozuar dhe sistemit të financimit bazuar në standarde të përcaktuara qartë. Për zhvillimin e kësaj formule merren parasysh disa parametra që tregojnë qartë kostot reale të kopshteve të fëmijëve. 

 

Çdo fëmijë meriton edukim cilësor parashkollor, arsim dhe kujdes!

Accessibility Menu