Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ftesë për media

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

16 qershor 2026 (e martë), me fillim në orën 09:30, në hotelin “Holiday In” - Shkup, do të nënshkruhet Deklarata e Synimeve për Parandalimin e Dhunës te të Rinjtë, në kuadër të Grupit Kombëtar të Punës për Parandalimin e Dhunës te të Rinjtë,  udhëhequr nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me mbështetjen e OSBE-së.

Ngjarja do të fillojë me fjalime të përfaqësuesve të lartë, pas së cilës do të vijojë nënshkrimi formal i Deklaratës dhe panel-diskutimi me temën: “Parandalimi i dhunës tek të rinjtë: përgjigjet institucionale dhe të përbashkëta dhe roli i të rinjve”.

Deklarata përcakton aktivitete të përbashkëta që përfshijnë hapësira të sigurta dhe shërbime mbështetëse, edukimin për komunikim pa dhunë, parandalimin e dhunës në sport, sigurinë digjitale, shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale, pjesëmarrjen kuptimplotë të të rinjve, si dhe koordinimin dhe llogaridhënien më të fortë ndërmjet institucioneve.

Deklarata për media para fillimit zyrtar të ngjarjes do të japin:

  • Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve;
  • Kilian Wahl, Ambasador dhe Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

AGJENDA 

Accessibility Menu