Në prag të Vitit të Ri dhe festave të fundvitit, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, vizitoi fëmijët që jetojnë në Qendrën e Pritjes në Vizbegovë.
Qendra aktualisht strehon 70 fëmijë romë me familjet e tyre. 44 prej tyre janë të moshës shkollore. Është veçanërisht e këndshme që të gjithë ata tani janë pjesë e procesit arsimor - me tekste shkollore, uniforma, vakte dhe transport të siguruar për në shkollë. Këto nuk janë vetëm numra, por mbështetje konkrete dhe një mesazh se shteti qëndron pas tyre.
Së bashku me shoqatën ADRA, këtyre fëmijëve iu dhanë pako të përgatitura nga fëmijët jashtë vendit për fëmijët nga Maqedonia.
“Obligimi ynë, veçanërisht gjatë këtyre ditëve festive, është të tregojmë solidaritet, empati dhe kujdes për më të vegjlit, pavarësisht rrethanave në të cilat rriten. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim që çdo fëmijë të ketë një fëmijëri të sigurt, arsim dhe shpresë”, tha ministri Limani.