Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Masat e Qeverisë për valën e të nxehtit do të zgjasin tre ditë, nga e hëna deri të mërkurën

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon qytetarët dhe punëdhënësit se, bazuar në përfundimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe për shkak të intensitetit dhe kohëzgjatjes së paralajmëruar të valës së të nxehtit, ditët e hënë, e martë dhe e mërkurë, pra nga 12.08.2024 deri më 14.08.2024, vlejnë masat për parandalim, dhe ato janë:

 

1. Lirimi nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullatës: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit të riorganizojnë aktivitetet e punës për punëtorët ndërtimorë dhe ata që punojnë në ambiente të hapura, duke shmangur kryerjen e aktiviteteve ndërtimore dhe të tjera në ambiente të hapura gjatë periudhës nga ora 11:00 deri në 17:00. 

 

2. Duke marrë parasysh faktin se disa procese prodhuese dhe teknologjike të rrezikshme mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësit kujtohen për detyrimin e tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë. 

 

3. Në institucionet për kujdesin e fëmijëve (çerdhet) të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos nxirren fëmijët në ambiente të hapura gjatë periudhës nga ora 11:00 deri në 17:00.

 

4. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe për personat pa shtëpi.

Accessibility Menu