Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Limani e nënshkroi në Bruksel Marrëveshjen Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin e BE-së: "Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat"

Limani e nënshkroi në Bruksel Marrëveshjen Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin e BE-së: "Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat"

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, e nënshkroi në Bruksel Marrëveshjen Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Programin e Bashkimit Evropian "Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat" (Citizens, Equality, Right and Values -CERV).

 

Me rastin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje të rëndësishme, Limani e konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut mbi vlerat themelore evropiane - demokracinë, sundimin e ligjit, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

 

“Përfshirja jonë në Programin e Bashkimit Evropian "Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat" nuk është vetëm qasje drejt instrumentit financiar, por mundësi thelbësore për përforcimin e drejtësisë sociale, për zhvillimin institucional, si dhe për pjesëmarrjen qytetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me nënshkrimin e Marrëveshjes për aderim në këtë Program, Maqedonia e Veriut bëhet anëtare e barabartë me shtetet e tjera anëtare të BE-së në këtë segment”, tha Limani pas nënshkrimit të marrëveshjes.

 

Anëtarësimi në Programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” paraqet hap të rëndësishëm në harmonizimin me standardet e BE-së dhe integrimin e vendit tonë në të – po ashtu, kontribuon drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesave të kapitujve 23 dhe 24. Krahas kësaj, ky nuk është vetëm një proces i miratimit të zgjidhjeve ligjore, por mbi të gjitha, transformim i vlerave shoqërore, si dhe krijim i një shoqërie gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe demokratike.

 

Programi u ofron mbështetje financiare organizatave të shoqërisë civile, me çka u mundësohet të aplikojnë për grante, për projektet, të cilat e mbështesin barazinë, tolerancën, si dhe të drejtat e njeriut. Programi gjithashtu e mundëson sendërtimin institucional. Qeveria dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale mund të përdorin mbështetje për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre në mbrojtjen e të drejtave fundamentale.

Accessibility Menu