Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituan IPKKF "Rinia " - Tetovë.
Shkak i vizitës janë 42 punësimet e reja të edukatoreve dhe përkëdhelëseve në këtë institucion publik, 13 në bazë të pensionimit gjegjësisht vendeve të zbrazura të punës dhe 29 punësime për objektin e ri “Rilindja”, i cili do të hapet së shpejti.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Limani u shpreh i kënaqur që më në fund është zgjidhur problemi me personelin në këtë institucion publik.
“Më gëzon fakti që pas 2 vitesh ngecje të procesit të punësimit në këtë institucion publik, më në fund arritëm të realizonim nevojat e personelit në të. Me kënaqësi ju njoftoj se është siguruar punësimi për objektin e ri “Rilindja”, i cili së shpejti do të hapet zyrtarisht”, nënvizoi Limani.