Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Limani drejtuar drejtorëve të kopshteve: Ju inkurajoj të jeni më proaktiv, së bashku do të punojmë për zgjidhjen më të mirë për të gjitha sfidat

Limani drejtuar drejtorëve të kopshteve: Ju inkurajoj të jeni më proaktiv, së bashku do të punojmë për zgjidhjen më të mirë për të gjitha sfidat

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot mori pjesë në fillimin e takimit të punës në të cilin morën pjesë drejtorët e kopshteve dhe punonjës nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Qëllimi i takimit ishte tejkalimi i sfidave dhe trajnimi i përfaqësuesve të institucioneve parashkollore në përgatitjen e kërkesës për punësim, zbatimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, Ligjit për nëpunësit administrativ dhe Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

 

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Limani theksoi se Ministria dhe ai personalisht janë të hapur për bashkëpunim dhe u bëri thirrje drejtorëve që të jenë më proaktiv në punën e tyre.

 

“Dua t’ju inkurajoj që të jeni më proaktiv, qoftë në zgjerimin e kapaciteteve të kopshteve, në përmirësimin e procesit edukativo-arsimor apo në përforcimin e kompetencave të stafit profesional. Së bashku do të punojmë për zgjidhjen më të mirë të tyre”, nënvizoi Limani.  

 

Ai e theksoi angazhimin e tyre për të punuar si veçanërisht të rëndësishëm për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve. 

 

“Së bashku ne mund të ofrojmë një mjedis që do të inkurajojë zhvillimin e shëndetshëm dhe të sigurt të çdo fëmije. Ju faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj në këtë kauzë të rëndësishme”, tha Limani. 

 

Në fund të fjalës së tij ai u uroi edhe një herë të pranishmëve punë të suksesshme.

Accessibility Menu