Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ftesë për media- Konferenca me temën: “Fillim i hershëm, përfitime afatgjata – kopsht për çdo fëmijë”

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Më 18 qershor 2026 (e enjte), me fillim në orën 11:00, në “Hotel Holiday Inn” - Shkup, do të mbahet Konferenca me temën: “Fillim i hershëm, përfitime afatgjata – kopsht për çdo fëmijë”, në organizim të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe UNICEF-it.

Qëllimi i ngjarjes është prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të analizës së modeleve inovative të financimit të edukimit parashkollor, si dhe hapja e dialogu për masat e zgjerimit të qasjes përmes mekanizmave të diversifikuar të financimit dhe të ofrimit të shërbimeve, duke marrë parasysh edhe fëmijët më të cenueshëm.

Fjalime hyrëse në Konferencë do të mbajnë:

  • Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve; 
  • Leslie Miller, Përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut. 

Fjalim përmbyllës do të mbajë:

  • Gjoko Vellkovski, Zëvendësministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Agjenda

Accessibility Menu