Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Thirrje për shfrytëzimin e shërbimeve pa pagesë për pushim dhe rekreacion për fëmijët nga familjet në rrezik social, fëmijët përfitues të shtesës së veçantë dhe fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror gjatë pushimit dimëror të vitit 2027

Institucion që bën reklamë: Ministriа e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Afati i fundit për aplikim: 03/12/2026

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve fton personat e intressuar që janë përfitues të ndihmës për fëmijë, shtesës për arsimim ose ndihmës minimale të garantuar, si dhe fëmijët deri në moshën 26-vjeçare që marrin shtesën e veçantë, dhe fëmijët pa prindër ose pa kujdes prindëror të na kontaktojnë për të përfituar një shërbim falas pushimi dhe rekreacioni për fëmijët e tyre.

Ky shërbim mund të shfrytëzohet nga fëmijë nga familje që janë përfituese të shtesës për fëmijë, shtesës për arsimim ose ndihmës minimale të garantuar, fëmijë përfitues të shtesës së veçantë deri në moshën 26-vjeçare si dhe fëmijë pa prindër ose pa kujdes prindëror të lindur në priudhën nga viti 2012 deri në vitin 2016 nxënës të rregullt të shkollës fillore, si dhe fëmijë përfitues të shtesës së veçantë deri në moshën 26 vjeç.

Shërbimi do të shfrytëzohet gjatë pushimeve dimërore në ndërrime prej 5 ditësh. Afati i miratuar për shfrytëzimin e shërbimit nuk mund të ndryshohet, përveç nëse ka arsye të justifikuara.

Shërbimi falas i pushimit dhe rekreacionit për fëmijë përfshin 4 vakte me pansion të plotë (qëndrim me net me tre vakte në ditë), aktivitete edukative, argëtuese dhe sportive.

Fëmijët përfitues të shtesës së veçantë kanë të drejtë për një shoqërues gjatë pushimeve të tyre.

Shërbimi përfshin gjithashtu transportin e fëmijëve dhe shoqëruesve të tyre drejt objektit dhe anasjelltas.

Dokumentet e nevojshme për shfrytëzimin e shërbimit:

Për përfitimin e shërbimit falas të pushimeve dhe rekreacionit, është e nevojshme të paraqisni një kërkesë në Qendrën kompetente për Punë Sociale, sipas vendit të banimit. Kërkesa lëshohet nga Qendra kompetente për Punë Sociale.

Kërkesa mund të dorëzohet më së voni deri më 03.12.2026.

Personat që do ta shfrytëzojnë shërbimin do të informohen në kohën e duhur nga Qendra kompetente për Punë Sociale.

Accessibility Menu