
Republika e Maqedonisë, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Komisionin Evropian, në vitin 2015 filloi mekanizmin e ri strategjik të dialogut socio-ekonomik në aspektin e prioriteteve dhe reformave në fushën e tregut të punës, punësimi, arsimi dhe politika sociale. Kështu, Republika e Maqedonisë si shtet i tretë në rajon, së bashku me Republikën e Serbisë dhe Malit të Zi, iu bashkuan këtij procesi strategjik, bazuar në Strategjinë për Zgjerim të Unionit. Në kuadër të iniciativës së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, filloi përgatitja e një dokumenti të rëndësishëm strategjik, i ashtuquajturi Programi i Reformës në Punësimin dhe Politikën Sociale 2020 - ESRP (Employment and Social Reform Programme 2020). Përgatitja e këtij dokumenti u identifikua nga Komisioni Evropian si një proces strategjik gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës, i cili do të ndjekë dhe shoqërojë procesin e integrimit evropian të vendeve kandidate dhe do të jetë një mekanizëm i rëndësishëm i dialogut të ndërsjellë përmes përcaktimit dhe monitorimit të rregullt të prioriteteve në zonat e mbuluara dhe të cilat do të strukturohen sipas modelit të Strategjisë së Bashkimit Evropian ”Evropa 2020”.
Procesi i përgatitjes së Programit ESRP në Republikën e Maqedonisë filloi në vitin 2015. Për shkak të nevojës për një qasje shumësektoriale dhe koordinim/bashkëpunim efikas ndërmjet subjekteve të ndryshme, në shkurt 2015, u krijua një Grup punues i posaçëm ndërsektorial për përgatitjen e ”Programi i Reformës së Punësimit dhe Politika Sociale”, e përbërë nga përfaqësues i të gjitha institucioneve relevante që marrin pjesë në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave të përfshira me Programin. Puna e Grupit Punues Ndërministror dhe i gjithë procesi i përgatitjes së Programit u koordinua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Procesi i hartimit të Programit ESRP ishte i hapur dhe me pjesëmarrje, i ndjekur me konsultime intensive me disa subjekte përkatës të cilët në mënyra të ndryshme dhe në nivele të ndryshme marrin pjesë në krijimin, zbatimin dhe/ose monitorimin e politikave në fushat që mbulon Programi. Gjatë përgatitjes së dokumentit, janë zhvilluar konsultime me partnerë social, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave relevante ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimi, profesorë dhe ekspertë të fushës, të cilët kanë kontribuar në rritjen e ndjeshme të cilësisë, rëndësisë dhe përfaqësimit të dokumentit.
Janë realizuar disa cikle konsultimesh me organizimin e një takimi me partnerët përfaqësues social (sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve), publikimin e draft tekstit të përgatitur të Programit ESRP në ueb faqen e MPPS-së dhe udhëzimin e thirrjes publike për konsultime për të gjitha subjektet relevante, ndërsa finalizimi i procesit, në shkurt 2017 u organizua një aktivitet më i gjerë - Konferenca “ESRP - Konsultimet dhe hapat e ardhshëm”, e cila dha një mundësi tjetër për të marrë opinione, komente, sugjerime përkatëse. Rezultatet dhe të dhënat e marra nga procesi i konsultimit të zhvilluar më pas u rishikuan dhe u morën parasysh në finalizimin e dokumentit.
Gjatë përgatitjes së Programit janë realizuar konsultime dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Komisionit Evropian (DG EMPL) dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
“Programi i Reformës në Punësim dhe Politikë Sociale 2020”është miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në gusht 2017.
Shkarko ESRP 2020 (МК): ЕСРП2020_Македонија.pdf
Monitorimi i implementimit të ESRP 2020