Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Evropian e nënshkruan Marrëveshjen Financiare për Programin aksionar vjetor për IPA 2017 më 5 nëntor 2018. Programi aksionar vjetor i Republikës së Maqedonisë për IPA 2017 përbëhet nga katër aksione. Aksioni 4 parasheh përkrahjen për politikat e vendit në sektorin “Arsimim, punësim dhe politikë sociale”.
Qëllimi
Qëllimi i aksionit është që të ulet shkalla e papunësisë, të rritet pjesëmarrja në tregun e punës, veçanërisht për të rinjtë dhe femrat, të rritet qasja deri te arsimimi kualitativ dhe trajnimet, të përmirësohen aftësitë dhe të modernizohet sistemi i mbrojtjes sociale.
Korniza financiare
Vlera e përgjithshme e Aksionit 4 “BE për përkrahjen e arsimimit, punësimit dhe politikës sociale” është 25,150 milion euro, në të cilat BE (IPA) merr pjesë me 23,7 milion euro.
Rezultate, projekte dhe mënyra e implementimit
Aksioni ”Mbështetja e BE-së për arsimin, punësimin dhe politikën sociale” zbatohet përmes projekteve (aktiviteteve) që duhet të kontribuojnë në arritjen e katër rezultateve në fushat e arsimit, punësimit dhe tregut të punës, mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë bartëse (shfrytëzues) të projekteve. Zbatimi i projekteve do të bëhet sipas rregullave të BE-së për prokurimin publik nëpërmjet dy autoriteteve kontraktore: autoriteti kontraktor për projektet në fushën e arsimit dhe punësimit është Sektori i Financimit Qendror dhe Kontraktim në Ministrinë e Financave, ndërsa autoriteti kontraktor për projekte në fushën e mbrojtjes sociale është Delegacioni i BE-së.
Në vijim jepet një pasqyrë e projekteve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që financohen nga ky aksion, të grupuara sipas rezultateve dhe autoritetit kontraktor:
Rezultati 1: Forcimi i udhëheqjes, politikave dhe statistikave në sektorin ”Arsimi, Punësimi dhe Politika Sociale”
Autoriteti kontraktor: Delegacioni i BE-së
Përmirësimi i cilësisë së të dhënave dhe forcimi i politikëbërjes në sektorin “Arsimi, Punësimi dhe Politika Sociale”
Rezultati 2: Akses i barabartë në arsimin cilësor gjithëpërfshirës
Autoriteti kontraktor: Sektori për Financimin Qendror dhe Kontraktim / Ministria e Financave
Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe kujdesit parashkollor
Projekti “Ndërtimi i kopshtit të fëmijëve në Komunën e Tetovës”
Projekti “Ndërtimi i kopshtit të fëmijëve në Komunën e Tearcës”
Rezultati 3: Mundësi e përmirësuar e punësimit dhe aksesi në tregun e punës dhe punë të denjë
Autoriteti kontraktor: Sektori për Financim Qendror dhe Kontraktim / Ministria e Financave
Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës
Përmirësimi i kushteve të punës
Rezultati 4: Cilësia e përmirësuar dhe disponueshmëria e shërbimeve sociale
Autoriteti kontraktor: Delegacioni i BE-së
Mbështetje për modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale
Mbështetje për ndërmarrjet sociale
Dokumente
- Aksioni “Mbështetja e BE-së për arsimin, punësimin dhe politikën sociale”
Institucionet e ndërlidhura - Raport vjetor për zbatimin e Programit vjetor të veprimit për Republikën e Maqedonisë së Veriut për IPA 2017 dhe programeve të tjera të IPA-s
Institucionet e ndërlidhura