
Komponenti IV i Instrumentit të Asistencës së Para-Aksesit është mbështetja financiare nga Bashkimi Evropian për periudhën 2007-2013 në fushat e punësimit dhe përfshirjes sociale. Për periudhën 2007-2013, buxheti total për këtë komponent është rreth 64 milionë euro. Nga kjo shumë 85% është pjesëmarrja e Bashkimit Evropian, ndërsa pjesa tjetër janë mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.
Komponenti IV i Instrumentit të Asistencës së Para-Aksesit zbatohet përmes Programit Operativ shumëvjeçar “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore”. Programi Operativ mbështet një sërë projektesh në tri fusha prioritare: punësim, arsim dhe trajnim dhe përfshirje sociale. Projektet ndryshojnë në natyrën, qëllimin dhe madhësinë e tyre. Disa nga projektet ndihmojnë drejtpërdrejt të rinjtë, të papunët afatgjatë, gratë dhe anëtarët e grupeve me pakicë etnike në të gjithë vendin për të fituar aftësi dhe për të hyrë në tregun e punës. Janë realizuar edhe projekte që përmirësojnë aftësitë dhe mënyrën e punës së punonjësve në institucionet shtetërore dhe institucionet publike për shërbim më të mirë të përdoruesve.
Programi Operativ “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore 2007-2013” është përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me agjencitë dhe institucionet përkatëse, duke përfshirë partnerët socialë dhe organizatat joqeveritare.
Programi zbatohet nga Sektori për Financim Qendror dhe Kontraktim në Ministrinë e Financave (http://cfcd.finance.gov.mk) dhe departamentet IPA në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të cilat janë të obliguara për përgatitjen dhe monitorimin e programit dhe projekteve.
****Për më shumë informacione lidhur me projektet e financuara përmes Programit Operativ për zhvillimin e burimeve njerëzore 2007-2013 (IPA komponenta 4), vizitoni ueb-faqen në vijim: http://ophrd.finance.gov.mk/mk/%D0%B4%D0%BE%D0%BC%D0%B0/