Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC- Regional Cooperation Council)

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) është një kuadër gjithëpërfshirës për bashkëpunimin rajonal. Kjo kornizë përfshin pjesëmarrësit e RCC nga vendet e Evropës Juglindore (EJL), si dhe anëtarë të komunitetit ndërkombëtar dhe donatorë, për çështje që janë të rëndësishme dhe me interes për EJL, me qëllim promovimin dhe avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendeve. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal punon për zhvillimin dhe ruajtjen e një klime politike të dialogut, pajtimit, tolerancës dhe hapje ndaj bashkëpunimit të ndërsjellë, për të mundësuar zbatimin e programeve rajonale që synojnë zhvillimin ekonomik dhe social, në dobi, mbi të gjitha të njerëzve në rajon.

 

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal u krijua zyrtarisht në një takim të ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP-South-East European Cooperation Process), që u mbajt në Sofje më 27 shkurt 2008.

 

Këshilli kryesohet nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretariati i organizatës ndodhet në Sarajevë. Këshilli gjithashtu ka zyrën e tij ndërlidhëse në Bruksel.

 

Këshilli punon për të vendosur dhe përmirësuar vazhdimisht bashkëpunimin midis vendeve të rajonit, në adresimin e sfidave dhe adresimin e nevojave të rajonit në fushat e zhvillimit ekonomik dhe social, energjisë dhe infrastrukturës, drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, sigurisë, lëvizshmërisë, duke rritur lidhjen dhe duke përmirësuar konkurrencën në rajon, duke forcuar kapacitetet institucionale dhe njerëzore.

 

Më shumë informacion rreth Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe punës së tij, në linkun e mëposhtëm: https://www.rcc.int/

Accessibility Menu