Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Trupi Koordinues Kombëtar

Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve

Trupi Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje

Në përputhje të nenit 15 të Ligjit të Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 24/21 dhe 39/25), është formuar Trupi Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, me mandat pesëvjeçar.

Me Trupin Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje kryeson Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Trupi Koordinues Kombëtar përbëhet nga: një përfaqësues i Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, tre zyrtarë udhëheqës të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, një anëtar dhe një zëvendësanëtar të Ministrisë së Shëndetësisë, një anëtar dhe një zëvendësanëtar të Ministrisë së Drejtësisë, një anëtar dhe një zëvendësanëtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, një anëtar dhe një zëvendësanëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjyqtarë dhe prokurorë publikë, një përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe tre anëtarë të shoqatave, nga një anëtar të sindikatave dhe të shoqatave të punëdhënësve, një anëtar të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave dhe të Klubit të Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Trupi Koordinues Kombëtar  kryen detyrat në vijim:

- e përgatit dhe e monitoron realizimin e Strategjisë;
- i përgatit dhe i monitoron Planet Kombëtare të Veprimit;
- e koordinon punën e institucioneve në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna në familje;
- e monitoron zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje dhe të politikave kombëtare në fushën e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje;
- e monitoron dhe analizon gjendjen me dhunën ndaj grave me bazë gjinore dhe dhunën në familje;
- i monitoron mjetet financiare të planifikuara dhe të shpenzuara të ndara organeve të neneve 11 dhe 24 të Ligjit të Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje;
- jep mendim dhe rekomandime për përmirësimin e politikave dhe miratimin e masave dhe të aktiviteteve në fushën e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje;
- e monitoron zbatimin e rekomandimeve të trupave ndërkombëtarë dhe atyre rajonalë mbi dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje, si dhe propozon aktivitete dhe masa për zbatimin e tyre;
- e promovon parimin e barazisë dhe të eliminimit të stereotipeve të roleve gjinore;
- jep mendim mbi metodologjinë e mbledhjes së integruar të të dhënave për dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje nga të gjitha institucionet dhe organizatat relevante, kompetente ta zbatojnë Ligjin e Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje;
- jep mendim mbi programet për edukimin fillestar dhe të vazhdueshëm të personave profesionalë, të cilët ofrojnë shërbime të specializuara për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe viktimat e dhunës në familje, me kërkesë të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve;

- e koordinon dhe e monitoron mbledhjen e të dhënave mbi dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje sipas indikatorëve(treguesve) të paracaktuar; dhe

- Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i dorëzon raport vjetor mbi aktivitetet e ndërmarra dhe progresin e arritur për situatën me dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje në përputhje me Strategjinë për shqyrtim, jo më vonë se fundi i qershorit për vitin paraprak.


Dokumentet
•    Vendimi për formimin e Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje

•    Aktvendimi për emërimin e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje

 

Accessibility Menu