Me qëllim promovimin e Ligjit për Parandalimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, është duke u zhvilluar fushata “Jemi me ty – Së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
Законот е донесен во 2021 година со што се регулира должното внимание на институциите за одговор на родово базирано насилство и спроведување на ефективна заштита на жртвите на родово базирано насилство и семејното насилство во согласност со законската регулатива и меѓународните стандарди.

Është me rëndësi të veçantë rritja e vetëdijes publike se dhuna në familje nuk është çështje private, por diçka për të cilën duhet të flitet hapur.
Përmes kësaj fushate po e përhapim mesazhin deri te viktimat se institucionet janë këtu për ta.
Si institucione, veprojmë së bashku në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Përmes fushatës „Jemi me ty – Së bashku kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave“, po ndërmarrim një hap më tej drejt ngritjes së vetëdijes për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes politikave gjithëpërfshirëse dhe të integruara, me vendosmëri angazhohen për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje.

Detyrim i domosdoshëm i institucioneve
Në Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, përmes dispozitës që rregullon kujdesin e duhur të institucioneve, theksohet se parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna në familje është detyrim i shtetit. Të gjitha institucionet kompetente janë të obliguara të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, të përshtatshme, në kohë dhe në mënyrë efikase.

Mbrojtja nga dhuna në internet
Përparimi i teknologjisë ka sjellë edhe sfida të reja, një prej tyre është ngacmimi përmes internetit.
Me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, është e rregulluar edhe mbrojtja nga ngacmimi në internet. Përfshihet çdo veprim verbal, joverbal ose tjetër me natyrë seksuale, i kryer përmes mjeteve elektronike të komunikimit, i cili ka për qëllim ose si pasojë cenon dinjitetin e personit.
Detyrim për të raportuar
Sipas Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, çdo person fizik që ka njohuri për ekzistencën e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje, është i detyruar të raportojë në:
-
Stacionin policor
-
Qendrën për punë sociale
-
Prokurorinë Publike
-
Shoqatë
-
Linjën SOS
Qytetarët kanë të drejtë të paraqesin edhe raportim anonim.