07.09.2023

Trençevska: Komuna e Dellçevës fiton një kopsht të ri me kapacitet për 130 fëmijë, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e tij

Në hapësirat e Komunës së Dellçevës sot është nënshkruar Marrëveshja për ndërtimin e kopshtit të ri ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale e përfaqësuar nga ministrja Jovanka Trençevska dhe Komunës së Dellçevës nga kryetari i Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski dhe kontraktori që është përgjegjës për ndërtimin e tij.

Me atë rast, në një deklaratë për media, ministrja Trençevska shprehu kënaqësinë e madhe për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, e cila do të nënkuptojë hyrjen e 130 fëmijëve të rinj në procesin parashkollor.

“Bëhet fjalë për ndërtimin e një kopshti bashkëkohor që do të jetë efikas si për sa i përket kostos së energjisë dhe mirëmbajtjes së tij, ashtu edhe për kryerjen e funksionit të tij, që është të sigurojë një hapësirë të përshtatshme të sigurt për qëndrimin e fëmijëve, ku ata do mësojnë dhe zhvillojnë aftësi të reja jetësore’’, theksoi ministrja.

Ndërtimi i kopshtit të ri është pjesë e Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve.

Bëhet fjalë për një projekt dyvjeçar me vlerë rreth 60 milionë denarë me TVSH, ku në pjesën më të madhe merr pjesë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa në një pjesë Komuna e Dellçevës.

“Ky është një tjetër konfirmim se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi mes autoriteteve qendrore dhe lokale. Komuna më së miri i njeh nevojat e banorëve të saj, dhe kur i adreson nevojat e tyre, shpie në realizimin e projekteve nga të cilat qytetarët kanë përfitim të drejtpërdrejtë”, theksoi Trençevska.

Kryetari i komunës Goran Trajkovski shprehu falenderime për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me atë rast ministres Trençevska i dhuroi një pllakë.

“Nuk ka dhuratë më të mirë për bashkëqytetarët sesa realizimi i një projekti të ri kapital për qytetarët, sidomos kur bëhet fjalë për prindërit e rinj. Në këtë ditë të bukur, kur Dellçeva shënon 79 vjet nga çlirimi i saj, nënshkruam Marrëveshjen për ndërtimin e kopshtit të ri në lagjen Rasadnik. Kopshti i ri do të jetë një objekt modern, unik që do ta zbukurojë Dellçevën, dhe qëllimi i tij - përkujdesja dhe edukimi i fëmijëve nga mosha më e vogël me kapacitet prej 350 fëmijë, do të nënkuptojë edhe anulimin e listës së pritjes për pranim në kopsht. Ky është investim në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë, në vlerë prej 60 milionë denarë”, theksoi Trajkovski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.