18.04.2024

Vellkovski: Do të vendosim dialog partneriteti ndërmjet MTSP-së dhe sindikatave dhe zgjidhje sistematike të situatës

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, sot ka mbajtur takim me përfaqësues të disa sindikatave, anëtarë të Konfederatës së Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KSOM), në të cilin është mbajtur takim pune për të diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen sindikatat dhe punonjësit në fushën e mbrojtjes, policisë, hekurudhave të Maqedonisë dhe minierave.

“Nuk respektohen të drejtat e punës, pagat, sidomos në shëndetësi, nuk rregullohen sistematikisht, po ashtu ka probleme të mëdha që kanë të bëjnë me funksionimin e sindikatave në vitet e fundit. Këto janë gjërat kryesore që u theksuan nga përfaqësuesit e sindikatave”, tha ministri Vellkovski.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të ndërmarrë aktivitete në drejtim të zgjidhjes sistematike të situatave të krijuara dhe vendosjes së një dialogu real partneriteti ndërmjet MPPS-së dhe sindikatave, për të cilën u angazhua edhe ministri Gjoko Vellkovski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.