04.10.2021

Shahpaska: Fshati Angellci bëhet me kopsht për herë të parë, në dispozicion edhe për fëmijët e fshatrave përreth 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot vizitoi fshatin Angellci, në komunën e Vasilevës, për të inspektuar punët  ndërtimore të kopshtit, i cili do të kujdeset për 53 fëmijë deri në moshën gjashtë vjeçare. Përveç fëmijëve nga ky fshat, kopshti i cili është pjesë e Institucionit Publik “Prva Radost” do të kujdeset edhe për fëmijët nga zonat më të afërta rurale, Gradashorci, Sedllarci, Edrenikovo dhe Velusa, e cila edhe pse nuk është nën komunën e Vasilevës është afër sepse është e lidhur mirë në aspektin e infrastrukturës. Sipas ministres Shahpaska, kopshti i ri është i pari në këtë vendbanim, dhe i dyti në komunën e Vasilevës është edhe një dëshmi tjetër se investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë është diçka që Qeveria dhe MPPS-ja në bashkëpunim me komunat po punojnë me përkushtim, qofshin ato zona urbane apo rurale. Brenda një viti janë hapur 15 kopshte të reja dhe dhjetë të tjera duhet të hapen deri në fund të vitit.

 

“Me këtë ne kemi treguar edhe një herë se të gjithë fëmijët janë njësoj të rëndësishëm për ne, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo në fshat. Më të vegjëlve u siguruam kënd ku ata mund të shoqërohen, derisa prindërit e tyre i përmbushin përgjegjësitë e tyre të përditshme të punës. Fëmijët do të kujdesen në tre grupe: në grupin e parë do të vendosen fëmijë deri në 24 muaj, kurse në dy grupet tjera do të vendosen fëmijë deri në moshën 6 vjeç. Sipas aktiviteteve të punës në terren, kopshti është planifikuar të hapë dyert për fëmijët deri në fund të këtij viti. Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të rritur kapacitetin e institucioneve të kujdesit për fëmijët në edukimin dhe arsimin parashkollor dhe për të forcuar kapacitetin profesional të stafit të tyre profesional”, tha Shahpaska.

 

Sipas ministres, gjithëpërfshirja dhe tërësia e reformës sociale siguron që fëmijët në mjediset e reja të kenë hapësirë sipas standardeve më të larta moderne evropiane, të përshtatura për një qëndrim të sigurt dhe mësim përmes lojës. Për më tepër, përmes përmirësimit dhe modernizimit të programeve mësimore dhe trajnimit të edukatoreve rritet cilësia e shërbimeve në kopshte.

 

Për kopshtin e fëmijëve që gjendet në rrethin e shkollës fillore rajonale “Goce Delçev”, ku shkollohen fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën nga fshatrat Angellci dhe Gradashorci, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga buxheti i vet siguroi 13,677,446 denarë me TVSH për aktivitete ndërtimore dhe pajisje në vlerë prej 2,124,000 denarë me TVSH ose gjithsej 15,801,446 denarë me TVSH.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.