30.08.2021

Shahpaska: Përfshirja e fëmijëve me dëmtime në dëgjim dhe të folur në kopshte paraqet prioritet kryesor, e përforcojmë kapacitetin për përfshirjen e plotë  

“Përfshirja e plotë e të gjithë fëmijëve në arsimin parashkollor për ne është prioriteti ynë dhe qëllimi kryesor në të cilin punojmë intensivisht”, porositi ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Lidhjes Nacionale të Personave të Shurdhër dhe me Dëgjim të Dëmtuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në takim, ku u fol për nevojën për përfshirjen e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar në institucionet e arsimit parashkollor - si parakusht për rritje të drejtë dhe zhvillim, përveç kryetarit të Shoqatës së Personave të Shurdhër të Qytetit të Shkupit, Pavle Stamatoski, morën pjesë dhe prindërit e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar, Daniella Diçovska interpretuese e gjuhës së shenjave, drejtoresha e kopshtit të fëmijëve “Buba Mara” Elena Ustimitova, si dhe shërbime profesionale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Shahpaska vlerësoi se çdo kopsht duhet të hapet për të gjithë fëmijët, por njëkohësisht të përgjigjet në nevojat e tyre, me qëllim që të gjithë fëmijëve t’u mundësohet kushte të barabarta për zhvillim, avancim dhe përfshirje në shoqëri. 

“Rregullorja jonë ligjore parashikon përfshirje të plotë të fëmijëve në arsimin parashkollor, ndërsa detyra jonë si Ministri është të krijojmë kushte të realizohet edhe praktikisht, përkatësisht të bëhet zgjidhje sistematike. Ne punojmë intensivisht, përmes më shumë proceseve të trajnimeve dhe perfeksioneve të stafit profesional në kopshtet. Përfshirja e plotë e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar dhe të folur për ne është prioritet. Besoj se shumë shpejtë, përmes bashkëpunimit me Lidhjen Nacionale të Personave të Shurdhër dhe me Dëgjim të Dëmtuar do të sigurojmë dhe një staf profesional në kopshtet, që do e njeh edhe gjuhën e interpretimit dhe që mund të punojë me fëmijët dhe do t’ju ndihmojë në përshtatjen e tyre në grupe me fëmijët e tjerë”, tha ministrja Shahpaska.  

Ajo tha se qëllimi është të sigurohet përkujdesje e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar në kopshtet e territorit të mbarë vendit, por nuk është përjashtuar si fillim kjo të jetë pilot në komuna dhe kopshte të caktuara.

 

Kryetari i Shoqatës së Personave të Shurdhër dhe me Dëgjim të Dëmtuar të Qytetit të Shkupit, Pavle Stamatoski, vlerësoi se me dekada prindërit e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar ballafaqohen me probleme për kujdesin e fëmijëve të tyre. Për këtë arsye, ata janë të detyruar të kërkojnë zgjidhje alternative për kujdesin e fëmijëve të tyre, që ndonjëherë domethënë dhe kujdesin e tyre tek gjyshet dhe gjyshërit, ndonjëherë edhe në qytete të tjera ose në fshat, përkatësisht do të thotë ndarjen e fëmijëve nga prindërit në periudhë më të gjatë. 

“Për ne është shumë e rëndësishme përfundimisht të zgjidhet kjo çështje. Fëmijët me dëgjim të dëmtuar dhe të folur duhet të shkojnë në kopsht njëjtë si dhe të gjithë fëmijët e tjerë. Prindërit e tyre punojnë, prandaj duhet të ketë një mënyrë si ata të kujdesen, ndërsa njëkohësisht të përfshihen në arsimin parashkollor. Kjo çështje në më shumë raste e kemi hapur, besojë se tani së bashku do të arrijmë në zgjedhje”, vlerësoi Stamatoski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.