17.12.2021

Takim Shahpaska-Grigorian: UNDP është partneri ynë dhe mbështetës i madh, së bashku krijojmë kushte për përfshirje të plotë  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesin e përhershëm të sapoemëruar të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Armen Grigorjan.

 

Ministrja Shahpaska i uroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme përfaqësuesit të ri të përhershëm të UNDP dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i suksesshëm me UNDP do të vazhdojë edhe më tej. Ajo iu referua projekteve deri të tanishme të përbashkëta dhe qëllimeve të arritura, si dhe në atë që duhet të punohet gjatë periudhës që vijon. 

 

“UNDP është partner dhe mbështetës i madh në realizimin e politikave nga fusha e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, si dhe në sferën e punës. Periudhën e kaluar, së bashku punuam në zgjidhjen e shumë çështjeve dhe sfidave me të cilat si shoqëri ballafaqohemi, me fokus të kategorive të rrezikuara të qytetarëve. Së bashku, punojmë në Planin Operativ të masave aktive dhe programeve, që ofron mundësi përmes trajtimeve të ndryshme, përforcimit të aftësive, rikualifikimit dhe pas kualifikimit t’u ndihmohet qytetarëve të bëhen konkurrentë në tregun e punës”, tha ministrja Shahpaska. 

Në kuptim të projekteve të përbashkëta me UNDP, ministrja iu referua edhe hapjes së qendrës REHA për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar i cili është shembull i vërtetë si komunitet shoqëror në nivel lokal bën decentralizimin e shërbimeve lokale dhe krijon politika për mundësimin e personave me aftësi të kufizuar të përfshihen në tregun e punës, si dhe Qendra Rinore e Resurseve në Gostivar që shërben si qendër rinore për rajonin e tërë të Pollogut dhe ofron spektër të gjerë të shërbimeve lidhur me të rinjtë dhe punëdhënësit.

 

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Armen Grigorjan shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm të projekteve të përbashkëta dhe programe të cilët i adresojnë nevojat dhe përfaqësojnë zgjidhje të sfidave me të cilat ballafaqohen kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Prandaj, siç theksoi ai, kjo nuk është çështje e individëve, por çështje që na përfshin të gjithëve dhe prandaj është bashkëpunim i domosdoshëm, i përbashkët, ndërinstitucional, si dhe bashkëpunim me sektorin joqeveritar.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.