06.12.2021

Takim lamtumirës Shahpaska - Toman: Kemi bashkëpunim të suksesshëm të ndërsjellë, mbështetja e Republikës së Çekisë është e rëndësishme për procesin tonë të integrimit evropian 

Ministrja e Punës dhe Politikës, Sociale Jagoda Shahpaska, sot ka pasur takim lamtumirës me ambasadorin e deritanishëm të Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Miroslav Toman - mandati i të cilit përfundon në fund të vitit. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë që në periudhën e ardhshme ta intensifikojnë edhe më shumë, veçanërisht në pjesën e procesit të integrimit evropian.

 

Ministrja Shahpaska dhe ambasadori Toman kanë një bashkëpunim afatgjatë në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, aq më tepër që ministrja Shahpaska gjatë kohës sa ishte deputete në Kuvend ka qenë shefe e Grupit Parlamentar të Kuvendit të RMV për bashkëpunim me Parlamentin çek. 

Në takim u bisedua për proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë në katër vitet e fundit dhe për ndryshimet pozitive që i kanë mundësuar Republikës së Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e NATO-s dhe të pritet fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ministrja Shahpaska e njoftoi ambasadorin Toman për reformat kyçe të realizuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si në fushën e çështjeve sociale ashtu edhe në sferën e marrëdhënieve të punës. Ministrja Shahpaska informoi se përfshirja e plotë është prioritet kryesor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.