17.12.2021

Takim Shahpaska-Ulman: Ne punojmë së bashku për të mbajtur të rinjtë në shtëpi dhe për të rritur punësimin e qytetarëve të rrezikuar  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot ka takuar ambasadoren e sapoemëruar të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut Veronika Ulman. Në takimin e parë të ministres Shahpaska dhe ambasadores Ulmann u theksua bashkëpunimi i mirë me Zvicrën. Të dy bashkëbisedueset theksuan se vendet i lidh miqësia e sinqertë dhe respekti i ndërsjellë dhe konkluduan se marrëdhëniet mes dy vendeve do të thellohen edhe më tej.

 

Ministrja Shahpaska e informoi ambasadoren e Zvicrës për projektet aktuale dhe të ardhshme në të cilat po punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke e falënderuar për mbështetjen që marrim nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për projektet në fushën e rritjes së punësimit të kategorive të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, si dhe të rinjve.

 

“Përkrahja për të rinjtë përmes Qendrës Burimore Rinore, të cilën e kemi hapur bashkërisht në Gostivar, është vendimtare në procesin e mbajtjes së të rinjve në vend. Synimi ynë në periudhën e ardhshme është që të hapim edhe dy qendra të tilla, në Manastir dhe Shtip, përmes të cilave do të vendosim një marrëdhënie të ngushtë mes të rinjve, arsimimit të tyre dhe nevojave të tregut të punës. Bashkëpunimi në fushën e punësimit të romëve dhe përfshirja e tyre në ekonominë formale është një element i rëndësishëm dhe ne duhet t’i ndërgjegjësojmë ata për përfitimet e përfshirjes në ekonominë formale”, tha ministrja Shahpaska.

 

Ambasadorja Ullman shprehu kënaqësinë për projektet tashmë të realizuara dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. 

Në takim u theksua se Zvicra si një nga vendet donatore të para dhe afatgjata mbetet e përkushtuar në dhënien e realizimit të prioriteteve dhe projekteve të përcaktuara në Programin e Bashkëpunimit Zviceran me Maqedoninë e Veriut 2021-2024, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.