03.12.2021

Shahpaska: E shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, por përfshirja e tyre në shoqëri është përditshmëri e jonë

“Të gjithë së bashku duhet të rrisim ndërgjegjësimin dhe të kuptojmë diversitetin e personave me aftësi të kufizuara, sepse çdo person është po aq i rëndësishëm”. Ky është mesazhi i ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sipas Shahpaskës, procesi i deinstitucionalizimit, si pjesë e reformës sociale, vazhdon të zbatohet me sukses. Shndërrimi i kujdesit për fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe personat me aftësi të kufizuara, si familjet kujdestare, shtëpitë në grup dhe jetesa me bazë komuniteti, konfirmon suksesin e tij në baza ditore.

Personat me aftësi të kufizuara më së shumti kërkojnë barazi, jetë të pavarur dhe funksionim në shoqëri, prandaj prioriteti kryesor i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe e Qeverisë është përfshirja e tyre në të gjitha proceset shoqërore”, tha ministrja Shahpaska.

Me rastin e 3 Dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, tre projektet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, projekti "Mbështetje për modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve sociale”, projekti "Mbështetje për procesin e zhvendosjes së personave me aftësi të kufizuara intelektuale nga institucioni në Demir Kapi në njësitë banesore të mbështetura - OASIS "dhe projekti “Fitimi i jetës - Deinstitucionalizimi i përfituesve të Institucionit Special Demir Kapi - PIN "të financuara nga Bashkimi Evropian, që aktualisht mbështesin ngritjen e shërbimeve sociale në komunitetit  dhe zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Deinstitucionalizimin, së bashku po zhvillojnë një fushatë sensibilizuese publike “Na vendosni në murin tuaj”.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.