07.12. 2021

Shahpaska: Donacioni nga RP e Kinës do të mundësojë ngritjen e shërbimeve të reja sociale për personat me aftësi të kufizuara në Berovë 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me bashkëshorten e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska dhe ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Zhang Zuo, sot kanë vizituar Qendrën Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara në Berovë, i cili do të rikonstruktohet dhe pajiset me një donacion të RP të Kinës.

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhuron 1.540.000 denarë për përforcimin e shërbimeve të Qendrës Ditore për Fëmijë dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, që funksionon pranë Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale - Berovë dhe e mbulon komunën fqinje të Pehçevës. 

Donacioni do të shfrytëzohet për pajisje dhe punime të vogla rikonstruksioni në ambientet e qendrës ditore. Është planifikuar pajisja e një kabineti për terapi fizike dhe hidroterapi, si dhe një dhomë sensore e dedikuar për fëmijët dhe personat me çrregullime të spektrit autik. 

Qendra Ditore tashmë ka stafin e nevojshëm profesional duke përfshirë një kineoterapist, edukator/rehabilitues të specializuar, punonjës social, fizioterapist dhe infermiere. “Ngritja e shërbimeve sociale të ndryshme dhe individuale në nivel vendor është një nga prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Ato synojnë të përforcojnë shfrytëzuesit dhe të promovojnë zhvillimin e tyre personal”, vlerësoi ministrja Shahpaska. 

Ajo ka falënderuar Republikën Popullore të Kinës për mbështetjen e siguruar, por edhe bashkëshorten e presidentit Gjorgievska e cila u përfshi në procesin e përzgjedhjes së Qendrës Ditore për Fëmijë dhe Persona me Aftësi të Kufizuara si institucion për të cilin do të dedikohet donacioni. 

Në evidencën e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale - Berovë figurojnë rreth 300 fëmijë dhe persona me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara, të cilët do të ishin përfitues të mundshëm të shërbimeve të reja të qendrës ditore në të ardhmen - shërbime rehabilitimi dhe fizioterapie.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.