23.01.2022

Trençevska: Të paktën 50% mëditje më e lartë për punëtorët që punojnë të dielave, puna e tyre duhet respektuar dhe vlerësuar 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski, drejtorët e ZZHTI-së Jovan Despotovski dhe të Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska vizituan kompaninë amerikane “Dura Automotive Systems”, e cila sipas zgjidhjes ligjore e diela - ditë e pushimit javor bën përjashtim nga veprimtaritë me ndalim të punës të dielave, sepse është një proces kompleks tekniko-teknologjik që nuk guxon të ndërpritet.

 

Ministrja Trençevska theksoi se vizita në “Dura Automotive Systems” është një mundësi e mirë për të parë se si duket zbatimi i ligjit për ata që punojnë të dielave. 

“Kemi pasur rastin të takohemi me punonjësit dhe me disa nga stafi drejtues dhe të diskutojmë për zbatimin e kësaj zgjidhjeje ligjore. Punëtorët janë kapitali ynë më i madh dhe puna e tyre duhet të respektohet dhe vlerësohet”, tha Trençevska.

 

Ajo tha se kompania “Dura Automotive Systems” i përmbush të gjitha detyrimet ndaj punonjësve për të punuar të dielave sa i përket pagesës së 50% shtesë të mëditjes bazë. 

“Punëtorët dhe punëtoret janë shtylla e ekonomisë sonë dhe forca lëvizëse e shtetit. Ata mbeten prioriteti ynë në ndërtimin e politikave të ardhshme”, tha Trençevska. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.