23.01.2022

Trençevska: E diela – ditë e pushimit javor është realitet, më shumë kohë për familje dhe për të kultivuar vlerat tradicionale 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me Kryetarin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, sot e vizituan familjen Shishkovski nga lagjja e Shkupit, Ilinden për të diskutuar për përfitimet e zgjidhjes ligjore që e bëri të dielën ditë pushimi për rreth 92% të punëtorëve në vend.

 

Ministrja Trençevska e theksoi rëndësinë e kësaj zgjidhjeje ligjore në drejtim të vendosjes së ekuilibrit mes jetës profesionale dhe asaj private të qytetarëve, zgjidhje kjo që drejtpërdrejt kontribuon në motivimin dhe efikasitetin më të madh të punëtorëve. 

“Kjo zgjidhje ligjore është një hap tjetër drejt promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve. Një punëtor i motivuar është në të njëjtën kohë një punëtor produktiv. Por, në të njëjtën kohë, kjo do të thotë më shumë kohë për familjen”, tha Trençevska.

 

Familja Shishkovski vlerëson se kjo zgjidhje ligjore i jep më shumë kohë familjes, drekë të përbashkët të së dielës dhe kultivimin e vlerave tradicionale. Për të renë Stefanija që punon në sektorin privat, e diela – ditë e pushimit javor është kohë e kaluar me të dashurit e saj, kohë për të lexuar një libër, kohë për të ecur, për të vizituar një vend turistik dhe një fillim i ri për javën e ardhshme të punës.

 

E diela – ditë pushimi javor është një zgjidhje ligjore për të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me partnerët socialë, përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve, ka punuar gjatë gjithë vitit. 

Kjo zgjidhje ligjore, e cila ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti, është miratuar përmes një procesi plotësisht gjithëpërfshirës dhe transparent.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.