Takimi i ministres Shahpaska me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me disa nga përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila si platformë për zhvillimin e dialogut dhe hapjen e çështjeve në lidhje me negociatat për aderim hap mundësinë për pjesëmarrje të një rrethi më të gjerë të qytetarëve. ekspertë në fusha të caktuara që marrin pjesë në reformat e nevojshme për zbatimin e legjislacionit evropian.

Ky takim u përqendrua në sesionet dhe rekomandimet nga Kapitulli 19 - Politika sociale dhe punësimi, masat aktive të punësimit, format fleksibile të punësimit dhe dialogu social.

Në këtë takim ministrja Shahpaska vuri në dukje suksesin e shkëlqyeshëm të zbatimit të masave aktive të punësimit, garancisë për të rinjtë dhe vetëpunësimi si procese që vijojnë. Ajo theksoi se aksesi i lehtësuar në Ndihmën e Garantuar Minimale nuk nënkupton vetëm hyrjen e shpejtë të personave në sistemin e mbrojtjes sociale, por gjithashtu edhe përfshirjen e tyre në tregun e punës dhe pikërisht përmes masave aktive të punësimit arrihet përfshirja e tyre aktive në jetën shoqërore.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për procesin e deinstitucionalizimit dhe shërbimeve sociale si veçanërisht të rëndësishme për ne si vend edhe sa i përket harmonizimit me vlerat evropiane.

Procesi i shërbimeve të decentralizuara nga njëra anë nënkupton ndihmë dhe mbështetje për personat që kanë nevojë për to në shtëpitë dhe vendbanimin e tyre, që gjithashtu siguron qasje më të madhe për qytetarët, por edhe punësime të reja të personave - ofrues të shërbimeve.

Dhe, si sukses veçanërisht i jashtëzakonshëm dhe pjesë e Kapitullit 19 është Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi me karakter të lex generalis, ligj ky që është i harmonizuar me rregullativën evropiane dhe në të janë përcaktuar të gjitha format e diskriminimit.

Në fund të diskutimit, ministrja Shahpaska theksoi se për ne si vend është shumë e rëndësishme në rrugën drejt BE-së, të ndërtojmë vlerat themelore mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian. Jemi të vetëdijshëm se ky proces është i gjatë dhe kompleks, por në të njëjtën kohë na mundëson, si anëtare e ardhshme, të kryejmë të gjitha reformat e nevojshme të brendshme para aderimit real në BE.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.