Takimi i ministres Shahpaska me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë Sh.S. Rejçel Galovej  

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë SH. S. Rejçel Galovej, ku u bisedua për aktivitetet e kaluara dhe aktuale të Ministrisë dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ambasadës Britanike në vendin tonë.

 

Në takim, ministrja theksoi se në pesë muajt e kaluar, që kur është në pushtet kjo Qeveri, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka arritur të miratojë dy ligje kryesore në fushën e punës dhe politikës sociale. Në tetor u votua Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, kurse në janar Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje.

 

Ambasadorja britanike Galovej e riafirmoi mbështetjen e Ambasadës Britanike në politikat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në zbatimin e zgjidhjes së re ligjore për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, veçanërisht në pjesa e krijimit të një baze të të dhënave për dhunën me bazë gjinore.

Të dyja bashkëbisedueset e shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe gatishmërinë për të zbatuar politika nën juridiksionin e tyre.​

 

                                                                                                                                                                 
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.