21.07.2021

Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesit e Sindikatit të Pavarur të Policisë Gjyqësore: Gjithmonë ka hapësirë për avancimin e të drejtave të punëtorëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, u takua me përfaqësuesit e Sindikatit të Pavarur të Policisë Gjyqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku u bisedua për avancimin e të drejtave të anëtarëve të policisë gjyqësore.

Në takim u bisedua për mundësinë që anëtarët e policisë gjyqësore të përfitojnë të drejtën e stazhit të beneficuar, duke pasur parasysh që në Ligjin e të punësuarve në sektorin publik, shërbimi i tyre është i definuar si – persona zyrtarë të autorizuar.

Ministrja Shahpaska vlerësoi se gjithmonë ka hapësirë për avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe në këtë kontekst theksoi se kërkesa e Sindikatit të Pavarur të Policisë Gjyqësore për stazhin e beneficuar do të shqyrtohet. Nëse ka nevojë, në periudhën e ardhshme do të ketë konsultime shtesë edhe me Ministrinë e Drejtësisë, shtoi ajo.

Në takim u bisedua për gjendjet në policinë gjyqësore në përgjithësi dhe për nevojën e rritjes së numrit të punëtorëve, duke pasur parasysh që në disa gjykata mundojnë policë gjyqësorë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.