Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesit e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (QMN)

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime (QMN), të cilët punojnë në mënyrë aktive në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, euro-integrimit, që ka për qëllim ndryshime pozitive në shoqëri

Në takim u bisedua për projektet e përbashkëta të filluara për të cilat po punojnë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qendra për Menaxhim me Ndryshime dhe projektet dhe planet që duhet të punohen në periudhën e ardhshme. Theksi u vu në projektin i cili është në fazën përfundimtare dhe i referohet digjitalizimit të shërbimeve që kopshtet e fëmijëve do t’u ofronin qytetarëve.

Në fakt, është një proces i digjitalizimit të regjistrimit të fëmijëve në kopshte – sistem ky që siguron shmangien e ndikimit të faktorit njerëzor dhe transparencën e lartë të vetë regjistrimit në kopshte. Përmes këtij procesi ofrohet një pasqyrë e thjeshtë dhe e shpejtë e gjendjes me përmbushjen e kapacitetit të kopshtit dhe informacion të shpejtë për prindërit që kanë aplikuar dhe janë duke pritur për regjistrim.

 

Në takim, të dyja palët shprehën besimin në përfundimin me sukses të procesit të digjitalizimit në kopshte brenda afatit të përcaktuar, por edhe gatishmëri për bashkëpunim edhe në projekte të tjera që nënkuptojnë modernizimin dhe digjitalizimin e sistemit të funksionimit të administratës publike.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.