19.03.2021

Takim i ministres Shahpaska me përfaqësuesen e UNICEF-it, Di Xhovani: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me UNICEF-in, u harmonizua dhe u nënshkrua Plani i Bashkëpunimit i vitit 2021

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vendin tonë, Patricia di Xhovani nënshkruan sot Programin e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it për vitin 2021, që është pjesë e Programit të Bashkëpunimit të UNICEF-it me Maqedoninë e Veriut 2021-2025.

 

Ministrja Shahpaska shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen afatgjate nga UNICEF-i në planifikimin dhe zbatimin e politikave me interes publik që synojnë ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe kohezion social.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është ministri përkatëse në kompetencën e së cilës është kujdesi për kategorinë më të prekshme të qytetarëve dhe sigurimi i mundësive dhe kushteve më të mira për të gjithë ata që kanë nevojë për të, ndaj prej këtu rrjedh edhe rëndësia e madhe e mbështetjes që UNICEF-i e mundëson atë përmes programeve dhe projekteve të shumta me institucionet tona”, theksoi ministrja Shahpaska.

 

Në takimin e sotëm u bisedua edhe për sistemin e kujdesit dhe hapjes së Qendrave për mbështetjen e familjeve kujdestare në Shkup dhe Manastir, për herë të parë në vendin tonë, ku UNICEF-i siguron trajnim për profesionistë që do të punojnë në këto qendra.

Avancimi i sistemit të adoptimit që do të bazohej në parimin e interesit më të lartë të fëmijës, zgjerimi i shërbimeve sociale në Qendrat ditore të personave me aftësi të kufizuara ishin gjithashtu tema që u diskutuan në takimin e sotëm.

Ministrja theksoi se për 6 muajt e fundit, Ministria punon me përkushtim edhe në rritjen e përfshirjes së fëmijëve në kopshte, duke hapur objekte të reja dhe duke i zgjeruar ato ekzistuese, dhe merret në konsideratë përfshirja e zonave rurale, vendet më të vogla dhe ato vende ku nevojat janë rritur.

 

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia di Xhovani, shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm deri më tani dhe për projektet e ardhshme që do të punojnë së bashku me MPPS-në e që janë në interes të të gjithë qytetarëve në shoqërinë tonë.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.