14.10.2021

Shahpaska: Tërësisht e rishikojmë Rregulloren për normativa dhe standardet e të ushqyerit në kopshte

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot realizoi një takim online, ku u bisedua për avancimin dhe përmirësimin e ushqyerjes të fëmijëve në kopshte. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Administratës Daneze të Veterinarisë dhe Ushqimit, përfaqësuesit e Novo Nordisk, përfaqësuesit e UNICEF-it dhe bashkëshortja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska.

Me iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa në drejtim të rritjes dhe zhvillimit të duhur tek fëmijët, ka filluar procesi i rishikimit të Rregullores për normativa dhe standardet e të ushqyerit në kopshte. Ky proces zhvillohet në bashkëpunim me kompaninë Novo Nordisk, ndërsa e njëjta është e mbështetur nga UNICEFI.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte Administrata Daneze ta ndajë përvojën e saj dhe Udhëzuesin e Ushqimit të Shëndetshëm në kopshte (Guide til sundere mad i daginstitutionen) që është bërë në bazë të Udhëzimit Zyrtar për Ushqyerje – Mirë për Shëndetin dhe Klimën (The Official Dietary Guidelines – good for health and climate), ndërsa falë Novo Nordisk, udhëzuesi është i disponueshëm në gjuhën maqedonase.

“Në procesin e rishikimit të Rregullores për normativa dhe standardet e të ushqyerit në kopshte, janë përfshirë eksperte, secili në fushën e vet dhe kontributin që do ta japin në këtë pjesë besojë se do të jetë me rëndësi të madhe. Ushqyerja e duhur e fëmijëve në kopsht, krijimi i shprehive të shëndetshme që në moshë të vogël është me rëndësi të madhe për rritjen e mëtutjeshme të shëndetshme dhe të duhur dhe zhvillim tek fëmijët”, tha ministrja Shahpaska.

Përveç rishikimit të rregullores për normativa dhe standardet e të ushqyerit në kopshte, është parashikuar edhe edukimi i fëmijëve, prindërit dhe të punësuarit në kopshte me qëllim sigurimin e përkujdesjes më të madh dhe parandalimit të shëndetit derisa qëndrojnë në kopshte por edhe në jetën e përditshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.