03.04.2021

Shahpaska në Top Tema: Edhe në pandeminë botërore kemi rritje të pagës minimale, për tre vjet kemi rritje prej 6,000 denarë

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në emisionin “Top Tema” të TV Telma, ka folur për temat më aktuale në vendin tonë, siç është rritja e pagës minimale, zgjidhja ligjore E diela-dita jopune dhe çështje të tjera që prekin të gjithë palët në shoqëri.

 

“Paga minimale harmonizohet deri në fund të marsit, sipas tre parametrave nga viti paraprak, respektivisht një e treta e rritjes së pagës mesatare nga viti i kaluar, një e treta e rritjes së shpenzimeve së jetesës dhe një e treta e rritjes së produktit të brendshëm bruto. Këtë vit, paga minimale do të jetë 15,194 denarë”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Ajo theksoi se çdo rritje është e mirëseardhur, por jo e mjaftueshme. Për tre vjet, shtoi ajo, kemi rritje të pagës minimale për 6.000 denarë.

Lidhur me dilemën për përllogaritjen e rritjes së pagës minimale, ajo theksoi se të dhënat për kriteret janë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

“Nëse do të kalonim përmes Kuvendit për interpretim, do të na duheshin të paktën 3 muaj, sepse ashtu është procedura”, tha Shahpaska.

Ministrja theksoi se qëllimi i miratimit të të gjitha paketave me masa ekonomike ishte ruajtja e çdo vend pune.

“Nuk duam të shkaktojmë më shumë shkarkime nga puna në këtë kohë të pandemisë dhe krizës botërore, por është përgjegjësia jonë dhe ky harmonizim tregon kujdesin në vepër për punëtorin. Kjo qeveri, edhe në kushtet e pandemisë, ka treguar se kujdeset për punëtorët, dhe jo rastësisht janë të gjitha 5 paketat, kurse paketa e pestë nuk është votuar akoma, nuk është implementuar. Me këtë injeksion financiar, që u dozua në përputhje me nevojat e kompanive, kriteri ishte pikërisht që të mbetet i njëjtë numër i punëtorëve”, potencoi Shahpaska.

Ministrja Shahpaska, në pyetjen rreth së dielës për ditë jopune, theksoi se në Ligjin për marrëdhënie pune, përcaktohet me hollësi se cilat do të jenë përjashtimet nga kjo zgjidhje, e ato janë 40 përjashtime dhe rreth 30 për qind e të gjitha veprimtarive të regjistruara.

 

“As në qendrat tregtare nuk do të punojnë të gjithë punëtorët dhe këtë e rregullon Ministria e Ekonomisë me Ligji për tregti. Në qendrat tregtare do të punohet vetëm një ndërrim, edhe atë  nga ora 10 – 18, kurse 2% e qarkullimit total, që do të realizojnë kompanitë ditën e dielën gjatë gjithë vitit, do të dedikohet për ndërtimin e kopshteve të reja, kurse punëtorët që punojnë të dielave do të marrin kompensim shtesë 100 për qind të mëditjes bazë ditore”, tha Shahpaska.

Kontrolli i respektimit të kësaj zgjidhje ligjore, shtoi ajo, do të kryhet nga Inspektorati Shtetëror i Punës, DAP dhe Inspektorati i Tregut, kurse secila kompani që punon të dielave duhet ta paraqesë punën e vet në institucionet kompetente.

Në pyetjen lidhur me investimet e realizuara kapitale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ajo tha se janë realizuar 24% të investimeve kapitale edhe atë vetëm në tremujorin e parë, që është shumë më shumë se 15% - që ishte paraparë si minimum.

“Fakti që janë hapur 11 kopshte të reja për shtatë muaj dhe është siguruar hapësirë për 670 fëmijë dhe fakti që 14 kopshte të tjerë janë duke u ndërtuar dhe do të jenë gati deri në fund të vitit tregon se ne po lëvizim seriozisht projektet”, theksoi Shahpaska.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.