28.07.2021

Shahpaska: Në Manastir e kemi hapur Qendrën e dytë për mbështetjen e familjeve kujdestare, aplikojmë shërbime të reja sociale si pjesë e reformës sociale 

Sot në Manastir u hap Qendra e dytë për mbështetjen e familjeve kujdestare në vendin tonë, si pjesë e IP "Shtëpia foshnjave dhe fëmijëve të vegjël" në Manastir. Kjo Qendër do të ofrojë mbështetje për 113 familje kujdestare që kujdesen për 169 përfitues nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit.
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, vlerëson se hapja e Qendrës në Manastir është edhe një dëshmi se si një shoqëri kujdeset për më të vegjlit, veçanërisht për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror.
“Ambienti më i mirë për edukimin, rritjen e fëmijëve dhe për fëmijëri të lumtur është familja biologjike, por fëmijët që për arsye të ndryshme kanë mbetur pa prindër dhe pa kujdes prindëror, më afër mjedisit të tyre natyror, janë familje kujdestare. Me hapjen e Qendrës në Manastir, themi se familjet kujdestare janë hallka më e rëndësishme në sistemin e mbrojtjes sociale. Qendra do të marrë mbështetje profesionale nga një ekip që do të marrë pjesë në edukimin, ngritjen, qasjen në kujdesin shëndetësor, por edhe mundësinë për arsim”, tha ministrja Shahpaska.
 
Ministrja Shahpaska tha se si vend ne kemi përvojë në krijimin e shërbimit kujdes për fëmijët në familjet kujdestare. Sipas saj, kjo është një mënyrë që, mbi të gjitha, është një kujdes i vërtetë për fëmijët dhe një mbështetje e madhe për familjet kujdestare, kurse nga ana tjetër sukses për Ministrinë dhe Qeverinë.
 
Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, shprehu mirënjohje të madhe për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasadën Britanike për mbështetjen për familjet kujdestare që e marrin me hapjen e Qendrës së re për familjet kujdestare në Manastir.
“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për komunën tonë, duke pasur parasysh ndjeshmërinë ndaj politikave të mbrojtjes sociale. Në të njëjtën kohë, është një përmirësim i qasjes në shërbimet sociale për bashkësinë tonë lokale, sepse përfitime të drejtpërdrejta kanë të gjithë qytetarët nga ky rajon, të cilëve u nevojiten këto shërbime”, tha Petrovska.
 
Kryetarja Petrovska informoi se aktualisht po ndërtohen edhe dy kopshte në Komunën e Manastirit, të cilat do të sigurojnë një rritje të konsiderueshme të përfshirjes së fëmijëve në arsimin dhe edukimin parashkollor.
Ambasadorja britanike në vend, Rejçel Galovej, theksoi se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një familje që e mbështet dhe kujdeset për të.
“Vitet e kaluara, së bashku me UNICEF-in dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut ne kemi punuar drejt arritjes së këtij qëllimi. Ne e kemi mbështetur procesin e deinstitucionalizimit dhe dizajnimit të shërbimeve bazuar në nevojat e komunitetit, në mënyrë që të sigurojmë që fëmijët dhe familjet të marrin mbështetjen e nevojshme në vendbanimet ku ata jetojnë”, tha ambasadorja Galovej.
 
Ambasada Britanike në vend siguroi mbështetje teknike dhe financiare për reformat në fushën e kujdesit si shërbim social.
Drejtoresha e IP “Shtëpia foshnjave dhe fëmijëve të vegjël”, Elena Nikolovska vuri në dukje se ky është një konfirmim i transformimit të suksesshëm të institucionit, si pjesë e procesit të deinstitucionalizimit në vend.
“Ne tregojmë qartë se objekti, prona dhe të gjitha burimet në dispozicion të institucionit do të vazhdojnë t’i shfrytëzojmë për të ofruar shërbime moderne, të reja sociale sipas nevojave të fëmijëve. Qendra e re do të promovojë përkujdesjen kujdestare dhe do të motivojë kujdestarë të rinj për të siguruar një mjedis familjar për fëmijët pa prindër ose pa kujdes prindëror nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit. Krijimi i shërbimeve të reja sociale nuk çon në humbje të vendeve të punës; përkundrazi, kolektivi ynë përforcohet me profesionistë të rinj dhe kolegë të ri. Në fillim të punës, ekipi i planifikuar për Qendrën përbëhet nga gjithsej 16 të punësuar”, tha Nikolovska.
Aktualisht në vend, 300 familje kujdestare kujdesen për rreth 500 fëmijë. Për realizimin e reformës sociale është edhe hapja e Qendrave për mbështetjen e familjeve kujdestare për fëmijët pa prindër.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.