14.01.2022

Shahpaska: Me punë të përkushtuar, të përgjegjshme dhe të ndershme arritëm shumë, veçanërisht jam krenare për të dielën ditë jo pune dhe për aplikacionin për personat e verbër  

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është resor me sfida të shumta, të cilat pandemia e Covid-19 i bëri edhe më të mëdha. Për këtë arsye përgjegjësia ime ishte edhe më e madhe për t’iu përgjigjur sfidave dhe mënyrës së duhur dhe në kohë të adresohen nevojat e qytetarëve”, vlerësoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në fjalimin e saj nëpërmjet rrjeteve sociale, në të cilën përmblodhi pjesë të projekteve për të cilat ajo u përkushtua në mandatin e saj.

 

“Në tërë periudhën e pandemisë, përmes respektimit të Protokolleve, siguruam përkujdesje të sigurt të fëmijëve nga mosha parashkollore në kopshte. Për 16 muaj ndërtuam dhe hapëm 16 kopshte të reja, ndërsa tetë janë përfunduar dhe deri në fillim të pranverës do të vendosen në funksion. Për kapërcim më të lehtë të pandemisë me Covid-19, duke ulur kriteret e lehtësuam hyrjen e kategorive të prekura të qytetarëve në sistemin e kujdesit social, me çka 9.000 amvisëri shfrytëzojnë ndihmë minimale të garantuar”, informoi ajo. 

Ministrja Shahpaska theksoi se, për tejkalimin më të lehtë të krizës shëndetësore dhe ekonomike, është siguruar shtesë energjetike për 36.000 pranues të ndihmës minimale të garantuar dhe për 9.300 përfitues të pensionit shtetëror social gjatë tërë vitit në lartësi prej 1.000 denarë në muaj.

 

“Si social-demokrate, lufta për të drejtat e punëtorëve ishte një nga prioritetet e mia kryesore. Prandaj, miratimi i Ligjit, i cili parashikon se E DIELA ËSHTË DITË PËR PUSHIM JAVOR për mbi 92 për qind të punëtorëve, për të cilën në mënyrë intensive punova me punëtorët dhe punëdhënësit, më bën në veçanti krenare. Sinqerisht, besojë në konceptin “Një shoqëri për të gjithë” dhe prandaj Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi e parashtrova në procedurë të ditës së pestë të mandatit tim dhe u votua me konsensus edhe nga qeveria edhe nga opozita. Lufta për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunën në familje i bashkoi, para se gjithash, gratë edhe nga qeveria edhe nga opozita në Kuvendin maqedonas. Dhuna mbi gratë është çështje mbi partiake, e cila i bashkon të gjitha gratë sepse ajo nuk njeh përkatësi politike, fetare, religjioze, intelektuale ose arsimore. Edhe nga kjo luftë nuk heq dorë”, porositi ministrja Shahpaska. 

Ajo shtoi se është në vijim pjesa më e vështirë e procesit të deinstitucionalizimit, përkatësisht se janë hapur shtatë shtëpi për banim me mbështetje për 35 persona me pengesa të vështira dhe më të vështira intelektuale nga Enti Special në Demir Kapi.

Me mbështetje të BE-së, vijon transformimi i Entit për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve në Shkup, në qendrën bashkëkohore për shërbime ditore në komunitet për personat me aftësi të kufizuar, është hapur edhe një qendër ditore për personat me nevoja të veçanta në Likovë, ndërsa tani më fillon ndërtimi i një qendre të re ditore në Komunën e Çashkës. 

“E krijuam dhe e vendosëm në funksion audio-lexuesin në gjuhën maqedonase “Kiko”, në gjuhën shqipe “Hana”, i cili tekstin e shkruar e transferon në porosi me gojë, dedikuar për personat e verbër dhe për personat me shikim të dëmtuar. Në këtë mënyrë e rrisim pavarësinë dhe funksionimin e pavarur të këtyre personave.   

Të drejtën për shfrytëzimin e asistentëve personal e lëshuam në moshën gjashtë vjeçare. I miratuam ndryshimet e ligjeve për mbrojtjen sociale dhe atë për fëmijë, me të cilat siguruam qasje të re të vlerësimit të pengesës sipas Klasifikimit Ndërkombëtar i Funksionalitetit (KNF)”, informoi ministrja Shahpaska. 

Në fjalimin e saj para fundit të mandatit, ajo iu referua edhe procesit të decentralizimit të shërbimeve sociale – ndihmë dhe kujdes në shtëpinë e të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar, me çka 900 përfitues fitojnë përkujdes në nivel ditor nga ana e 300 kujdestarë të licencuar, të cilët fitojnë kompensim në të holla për shërbimet e shërbimeve të dërguara. 

Në këtë kontekst është edhe informacioni se numri i dhuruesve të licencuar të shërbimeve sociale prej 23 është rritur në 62, me çka mundësohet pluralizimi i ofruesve të shërbimeve sociale. 

Shtesë, janë hapur dy qendra për mbështetje të familjeve përkujdesëse, dhe atë në Shkup dhe në Manastir, me qëllim të nxiten sa më shumë kujdestarë të japin kujdes cilësor për fëmijët pa prindër si formë më e afërt deri në familjet biologjike.

 

“Ne jemi shtet social dhe kujdesi për qytetarët në rrezik social – personat e margjinalizuar, personat me aftësi të kufizuar, vështirë të punësuarit- përmes sipërmarrjes sociale fiton formë të organizuar. E hapëm qendrën e parë për mbështetje të ndërmarrjeve sociale. Me Ligjin e fundit për falimentuesit siguruam siguri materiale për 1.100 falimentues shtesë, ndërsa e miratuam edhe Ligjin për pensionim me moshën 64 vjeçare për të mundësuar përfshirjen e të rinjve në tregun e punës”, tha Shahpaska. 

Lidhur me projektet që vijojnë, ajo informoi se në fazën finale është përgatitja e menysë së re për mënyrën e drejtë dhe të shëndetshme të ushqyerjes së fëmijëve në kopshte, e cila është e përpiluar në pajtim me standardet bashkëkohore për mënyrën e drejtë të ushqyerjes së fëmijëve të moshës parashkollore.

Është përgatitur një draft-version i Ligjit sistematik të marrëdhënieve të punës, i cili parashikon qasje të re në pjesën e pushimit të lindjes, me futjen e pushimit të prindërve të babait, i shkurton kontratat për punë në kohë të caktuar, e rregullon punën nga largësia dhe nga shtëpia. 

Ministrja Shahpaska, në fund i falënderoi qytetarët për besimin e shprehur, por edhe mbështetjen gjatë tërë periudhës derisa u shërbeu me ndershmëri, përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim – duke investuar në energjinë e saj në shërbim të qytetarëve, ndërsa falënderim shprehu edhe për ministrin Zoran Zaev për mundësinë për të qenë pjesë e ekipit të tij.

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.