Shahpaska: Me kontroll të përforcuar  të Inspektoratit Shtetëror të Punës do të konstatohen shkeljet e Ligjit dhe do të shqiptohen sanksione ndaj shkelësve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në paraqitjen e mbrëmshme në emisionin “Top Tema” të Tv Telma ka folur lidhur me zgjidhjen e re ligjore, ku parashikohet që e diela të jetë ditë e pushimit javor.

“Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë kontrolleve në mbikëqyrjen që e kryen përcakton nëse shkelet neni 134 i Ligjit për marrëdhënie pune që e rregullon këtë çështje dhe parashikon masa dhe sanksione në përputhje me Ligjin për kundërvajtje”, theksoi ministrja Shahpaska lidhur me çështjen se si do të kontrollohet respektimi i Ligjit dhe të drejtat e punëtorëve.

 

Ministrja Shahpaska e theksoi rëndësinë e ekzistimit të dialogut social me partnerët socialë në krijimin e kësaj zgjidhjeje ligjore. Në seancat e Këshillit Ekonomik-Social, mund të dëgjohet mendimi edhe i punëtorëve edhe i punëdhënësve, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë për të gjitha palët e përfshira.

 Ajo vuri në dukje se vetëm me organizim të mirë dhe riorganizim të procesit të punës si nga punëdhënësit ashtu edhe nga i gjithë sistemi, mund të kthehet ajo që nënkuptohej si e drejtë e punëtorëve.

Në të njëjtën kohë, lidhur me pyetjen nëse punëtoret e konfeksioneve do të punojnë, ajo u përgjigj se sipas zgjidhjes së re ligjore të njëjtat nuk do të punojnë, kështu që e diela do të jetë ditë  e pushimit javor.

 

Lidhur me çështjen e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, i cili i referohet ndryshimit në pjesën e ndërprerjes së kontratës së punës bazuar në moshën respektivisht pensionimin, ministrja theksoi se kjo nënkupton pensionim në moshën 64 vjeçare dhe 15 stazh pune. Si dhe që gratë ende mund të dalin në pension në moshën 62 vjeç, nëse shprehin vullnetin e tyre, në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor. Ajo theksoi se në paket me Ligjin për marrëdhënie pune shkon edhe Ligji për punonjësit e administratës, i cili parashikon pensionim në moshën 64 vjeçare, pastaj Ligji për mbrojtje shëndetësore dhe Ligji për arsimin e lartë - me të cilin është parashikuar vazhdimi i punës deri në moshën 67 vjeçare, nëse të njëjtit janë kuadër deficitar. Lidhur me sektorin privat, ministrja theksoi se në këtë rast bëhet fjalë për marrëveshje të ndërsjellë ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit.

“Analizat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë se, nëse Ligji do të miratohej para Vitit të Ri, atëherë 4000 punëtorë më të vjetër se 64 vjet do të dilnin në pension, dhe në vitin 2021 edhe 2000 punëtorë shtesë, që do të thotë se deri në fund të vitit në pension do të dilnin  6000 qytetarë”, potencoi ministrja. Duke trajtuar çështjen e kondicionit të sistemit pensional, ministrja theksoi se nuk ka asnjë dilemë se kjo zgjidhje ligjore nuk do të ketë implikime financiare, pasi sistemi pensional në rrjedhë normale do t’i absorbojë personat që dalin në pension.

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.