Shahpaska: Kopshti i ri në Komunën e Çairit do të ketë kapacitet për 350 fëmijë dhe është më i madhi në vend

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në fillimin e ndërtimit të objektit të ri “Bambi” pranë kopshtit “Fidani” në Komunën e Çairit.

“Për ne si Qeveri, prioritet kryesor është kujdesi për të gjithë qytetarët, veçanërisht për më të vegjlit. Prandaj, ne vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi në ndërtimin e objekteve në të cilat do të akomodohen qytetarët më të rinj. Kopshti “Bambi” do të ketë kapacitet për 350 fëmijë të cilët do të vendosen në 21 kënde lojërash, të ndarë në tre grupe”, theksoi Shahpaska.

Ministrja vuri në dukje se objekti i ri i kujdesit për fëmijë është më i madhi në vend dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale merr pjesë me 121 milionë denarë.

Ajo e theksoi zhvillimin e fëmijërisë së hershme si pjesë shumë e rëndësishme e edukimit dhe kujdesit për më të vegjlit, sepse është baza për ndërtimin e tyre në personalitete më tej. Ajo, gjithashtu, e theksoi rëndësinë e stafit profesional dhe cilësor që luan rol të rëndësishëm në procesin e tyre edukativo-arsimor.

“Që nga fillimi i mandatit, 6 kopshte janë hapur me kapacitet për 416 fëmijë dhe në fazën përfundimtare janë edhe 4 kopshte të tjera me kapacitet për 200 fëmijë, kurse 15 kopshte të reja janë në ndërtim e sipër që do të mbulojnë 1900 fëmijë të rinj”, theksoi ministrja.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, e theksoi rëndësinë e objektit të ri të kujdesit për fëmijët, kryesisht nga aspekti i procesit edukativo-arsimor, në të cilin do të përfshihen fëmijët nga kjo komunë, që ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të pushtetit lokal me Ministrinë, respektivisht Qeverinë e RMV-së.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.